GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Agron GJEKMARKAJ – Rënia e Zgjedhjeve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Agron GJEKMARKAJ – Rënia e Zgjedhjeve

By
Agron GJEKMARKAJ
04/05/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen mend si zgjedhjet më të trukuara në histori ! Shteti , “Rilindja” dhe “të fortet” u bënë një ! Te  gjithë bashkë vepruan si strukturë mafioze ! Ata me një inxhinjeri të sofistifikuar manipulimi ndryshuan verdiktin popullor!

Administrata u vu në presion prej muajsh ku gjithkujt ju dha një formular patronazhi, mjetet e saj të gjitha në sherbim të Partisë! Policia dhe Prokuroria siç deshmuan me ngjarjen e rënde të Elbasanit po edhe kudo tjeter u bënë palë! Buxheti i shtetit u shpernda siç qe rasti i Durresit si ylyfe zgjedhore tre dite para votimit diku 45 milion euro si ndihme për Termetin  duke jua futur në bankë dhe lajmeruar me sms -dilni merrni bakshishin që Xhajë Edi ka menduar për ju! Njesoj ndodhi edhe kudo tjeter ku ka patur pasoja termeti duke ofruar 5 milion lek te vjetra edhe për një plasaritje! ! Diten e premtë e të shtunë para votimit u shperndanë tollona nafte per bujqit pikerisht në atë moment ! Me legalizimet si mënyrë e favorizimit në këmbim të votes është bërë tjeter maskaradë.

Mijera vete u punesuan perkohesisht nga bashkitë e uzurpuara pa zgjedhje ( të cilet tani një nga një do dalin në fresk) ! Një makineri e tërë sondazhesh antiopozitare u financua per muaj të tërë kunder opozites !! Patronazhimi i mbi 900 mije vetave një fakt e projekt makaber ky për shantazhimin e shoqerisë! Atentati ndaj kushtetutes me të cilin ndryshoi kodin zgjedhor e si produkt mori 5-6 deputet me shume duke lëne pa perfaqesim mijera vota! Partizat e vogla që u krijuan me ngut e nxitim të sponsorizuara nga pushteti megjithese dolen si rruar qethur sherbyen sa munden me zell e pervujtni  !

Në fund qershia mbi torte shit – blerja masive nga grupet kriminale në ato zona ku mjerimi dhe frika bëjnë llogari ditore e jo më gjatë!  Në Lezhë një qytetar që denoncoi u arrestua dhe ndryshoi deshmine prove kjo e trysnisë! Gati 80 mijë vota u shpallen të pavlefshme ngaqë fleta e votimit u bë si leter bizhozi në të cilen të ngaterrohej dreqi e i biri ! Në disa vende permes pamjesh filmike u shfaqen cucat e inceneratorve që nxirrnin të pavlefshme fletet e votimit! E megjithatë Edi Rama mblodhi vetem 35 mijë vota më shumë sesa opozita pas kesaj masakre!

Lexo më shumë

Nga Lutfi DERVISHI – Karton i verdhë për shqiponjën?!
Nga Andi BUSHATI – Pse s’po çlirohet Rama nga makthi McGonigal
Nga Luçiano BOÇI – Peleshi i pambuktë dhe parlamenti prej leshi që s’ka turp të ketë turp
Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

Pushtetit i intereson të bëjë zhurnë rreth opozites, rreth Presidentit që të spostohet vemendja! Por zgjedhjet nuk harrohen ato janë aty të vdekura, një kufome që qelb e ndyn ! Maskarada e masakra po faktohen ditë pas dite duke prezantuar para opinionit publik dhe atij nderkombetar Rënien e Zgjedhjve dhe krizen me të madhe ku jemi perfshirë në keto 30 vjet ! PD nuk do ti lënë qytetaret vetem as kauzen e zgjedhjeve skutave të harreses!

Ne jemi krenar per betejen që bëmë ! Mund të qortohemi per naivitet se pranuam betejen e pabarabartë me korrupsionin dhe krimin ! Për këtë marrim pergjeqsi! Por shumë shpejt Edi Rama dhe kasta që e rrethon me një ekonomi të falimentuar, lundertar mes genjeshtrash elektorale do ju tregojë gishtin e mesit siç bëri në Shkoder se asgjë nuk realizon ! Të gjitha i ka genjeshtra si në 2013 ashtu në 2017 e ku e ku me shumë në 2021 !

Kerkojani rruget dhe aeroportet, rrogat dhe pensionet, kerkojani e shumëçka tjeter qe premtoi në kembim do merrni talljet e tij !! Shqiperia sot është në udhekryq dhe prej tij duhet ta nxjerrin demokratë e socialistë të gjithë ata që aspirojnë një jetë normale në një vend normal pasi ta pranojnë rënien e ketyre zgjedhjeve!

Kulari i zgjedhjeve të vjedhura do jua rëndonë qafen edhe të majtve. Kush mendon se demokratet do ta ulin koken, do ti binden verdiktit të manipuluar nuk ka kuptuar asgjë nga historia e ketij vendi që reagon duke i djegur  etapat !!! Edi Rama mund të krenohet që vodhi zgjedhjet ! Por nuk do ti gezohet gjatë dhe si çdo kush që vjedh nuk është i qete por shqetesimi i tij do të rritet ditë pas ditë !

Si Lezha , Mirdita dhe Kurbini jo larg  e gjithë Shqiperia do të jetë zonë e lirë ! Demokratet sot janë të vjedhur, qytetaret e tjerë po ashtu ! Ata do ta rimarrin voten e tyre për ta ndryshuar këtë vend dhe historinë e tij bashkohore me cuba e hajdutë zgjedhjesh ! Në Shqiperinë e vitit 2021 zgjedhjet ranë! Ato i vrau Edi Rama me urdinë e vet por bashke me to edhe qetesinë e tij makbethiane! Shumë është nxituar për të bërë feste!

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!
Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Enver BYTYÇI – Pse kërkesa për dorëheqjen e Bashës është irracionale!
Next Article Red VARAKU – Çfarë rrezikon të prodhojë dështimi i zgjidhjes së krizës shqiptare
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
4 Min Read
Mistere, mite, enigma

Misteret e Lashta që Sfidojnë Shkencën: Ajo që ende nuk dimë për botën tonë

11/10/2025
7 Min Read
Shkence

Pse dëgjojmë të njëjtën këngë pa pushim? Një udhëtim filozofik dhe psikologjik në shpirtin e përsëritjes

09/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?