GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Agim BAÇI – “Demokracia e neveritshme” e Ramës dhe rasti Leli
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Agim BAÇI – “Demokracia e neveritshme” e Ramës dhe rasti Leli

By
GazetaTjeter
24/06/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Gjatë ditëve të fundit, kushdo që ka ndjekur shqetësimet e këshilltarëve bashkiakë të Vlorës lidhur me rezultatet e punës së kryebashkiakut Leli, po të mos dinte shkakun e vërtetë, do të besonte se kemi të bëjmë me një hap të ri të demokracisë në Shqipëri, kur këshilltarët lokalë arrijnë të ushtrojnë në mënyrë të hapur për publikun mandatin e tyre si “Parlamenti i qytetit”.

Madje, do ta shihte edhe si një rast për t’u krenuar për nivelin e demokracisë së brendshme në parti, pasi këta këshilltarë, në këtë rast, arrijnë që të kritikojnë edhe kryebashkiakun që është i së njëjtës forcë politike me ta. Por, pasi mëson se i gjithë ky zell demokracie nuk është veçse shfaqje e urrejtjes politike që ka mbjellë Kryeministri Rama, ndjen trishtim për ata protestues dhe për për ideuesin e tyre.

Rasti Leli tashmë përbën për çdo shqiptar vetëm një teatër talljeje publike me dikë që e kundërshtoi “mbretin” në dëshirën e tij, që në krye të Bashkisë së Vlorës të ishte dikush tjetër në vend të Dritan Lelit. Madje, kjo urrejtje për demokracinë, që vjen përmes rastit në Vlorë, bëhet edhe më e fortë kur dihet publikisht që Rama i kish propozuar Lelit të ishte në Kuvend si përfaqësues i qytetarëve të Vlorës. Pra, dikë që nuk e dëshiroka të drejtojë bashkinë, Rama e shihka si të mundshëm dhe të duhurin për në Kuvend(!!!).

Kjo është tallje edhe më e madhe e Ramës me shqiptarët, pasi ai lë të kuptojë qartë se nuk i konsideron aspak institucionet, as lokalë e as qendrore.

Pra, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, në vend të shfaqjes së demokracisë, janë kthyer në portretin e talljes që bën Rama me qytetarët. Duke protestuar në dyer teatri apo nëpër zyra të Bashkisë ku kundërshtohen vendimit e Lelit, ata tregojnë se janë veçse fytyra e stilit të demokracisë që Rama ka propozuar për shqiptarët që prej ardhjes së tij në pushtet. E kur i sheh ashtu gjoja të nevrikosur me kryebashkiakun që nuk po bën punën si duhet, që citojnë ligje sikur po u dhimbsen vlonjatët, ndjen një keqardhje për gradën e talljes që i kanë lejuar vetes ata këshilltarë.

Sepse, po të ishin vërtet të shqetësuar për qytetin, këshilltarët e këtij qyteti do ishin ngritur prej kohësh në protestë përballë Drejtorisë Vendore të Policisë, që nuk po arrin të jetë zotëruese e territorit të qytetit, ku në pak javë janë vrarë në mes të ditës, si nëpër filma, disa persona e janë kërcënuar dhjetëra të tjerë. Ose, Këshilli do kishte protestuar përpara ministrit Klosi, pasi Ministria që ai drejton, Ministria e Turizmit, është përgjegjëse për cilësinë e shërbimit në bregdet, pasi e kontrollon turizmin dhe pastrimin e zonave turistike përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Po kështu, këshilltarët mund të kishin protestuar edhe përballë grupit të deputetëve socialistë të qytetit, ku bën pjesë edhe Rama, për faktin se, në Hipotekën e qytetit, brenda disa muajsh, u ndërruan drejtorët më shumë sesa ndërron dikush prej nesh rrobat e trupit, pasi askush nuk arrinte dot të merrte përgjegjësinë për të firmosur dokumente, që zyrtarët e lartë shtetërorë i sugjerojnë sipas oreksit. Por jo, këshilltarët kanë vendosur të luajnë rolin e manekinit që u ka caktuar me aq zell urrejtjeje dhe talljeje vetë Rama. Ata nuk do protestonin kurrë për performancën e Lelit nëse nuk do ish zemëruar vetë “mbreti Rama”.

Ndoshta Leli vërtet meriton kritika për mënyrën se si e ka menaxhuar atë qytet, edhe pse kuptohet lehtësisht se në shumicën absolute të menaxhimit të qytetit është bërë si ka dashur z. Rama, që e sheh Vlorën si pjesë të spektaklit të tij politik. Por, të përdoren këshilltarët në këtë spektakël kaq të hapur urrejtjeje e ligësie, do të thotë se Rama do vijojë të ketë në themelin e politikës së tij vetëm bullizimin e hapur politik me këdo. Nëse dikush nga ata këshilltarë ka besuar se përmes kësaj proteste që i shkon përshtat Kryeministrit Rama, po nis ndonjë karrierë të mirë politike për vetveten, ai duhet të kuptojë se nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka varur në qafën e tij një tabelë ku shkruhet: Jam për përdorim!

Ky spektakël bëhet edhe më i neveritshëm kur deputetë si Velaj apo edhe zyrtarë të tjerë socialistë, i kujtojnë Lelit se “e kanë marrë nga bodrumet e spitalit kur nuk kishte as valë telefoni”. Pa dyshim, që Leli, si mjek radiolog që ka qenë, do punonte pikërisht në bodrum dhe pa valë, siç punojnë kudo radiologët. Por dëshira e Ramës për t’i bërë qesharakë njerëzit rreth tij është kaq i madhe, sa në këtë cirk absurd askush nuk fsheh më majmunërinë e tij politike dhe krenohet gjithnjë e më shumë me injorancën e vet, mjafton që “mbretit” t’i vijë për mbarë.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit
Next Article Nga Ardin GJINALI – “Në Europë nuk hyhet nga dritarja e gjeopolitikës, por nga dera e arritjeve”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?