GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti

By
GazetaTjeter
23/06/2025
9 Min Read
Share
SHARE

Kush janë aeroportet civilë që dallohen për rekorde të veçanta. Nga Azia në Amerikë në kërkim të rekordeve

Contents
  • Aeroporti më i trafikuar në botë: Atlanta, SHBA (Atl)
  • Aeroporti më i vjetër në botë: College Park, SHBA (Cgs)
  • Aeroporti më i shtrirë në botë: King Fahd, Arabia Saudite (Dmm)
  • Aeroporti më i lartë në botë: Daocheng Yading, Kinë (Dcy)
  • Aeroporti me pistën më të gjatë në botë: Ulyanovsk Vostochny, Rusi (Uly)
  • Aeroporti me pistën më të shkurtër në botë: Juancho E.Yrausquin Airport, Antilet Holandeze
  • Aeroportet më të afërt me njëri-tjetrin në botë: Westray dhe Papa Westray, Skoci

Kryqëzime ndërkombëtare shumë të njohura, aeroportet janë emblema e botës së re të globalizuar. Nëse transporti ajror në harkun e vetëm një shekulli ka pasur meritën e “tkurrjes” së planetit, duke transformuar në formalitete normale prej disa orësh distanca që deri në Tetëqindën do të kishin kërkuar sipërmarrje titanike, aeroportet sot janë në fakt portale që e bëjnë gjithë këtë të mundur. Të mëdhenj dhe jashtëzakonisht kompleks në menaxhim, ato krenohen me struktura gjigande organizative dhe masa sigurie të nivelit më të lartë, të cilat një njeri i zakonshëm nuk mund t’i hasë askund tjetër. Gjithçka duke na u shfaqur në struktura të shumëllojshme, nga aeroporte shumë të vegjël, të përbëra nga disa depo e deri në qytete të vërteta, me hapësira gjigante dhe një ofertë të pasur shërbimesh. Në këtë përmbledhje do të zbulojmë aeroportet që dallohen për një rekord, qoftë për madhësinë, trafikun, moshën dhe shumë të tjera.

Atlanta, SHBA

Aeroporti më i trafikuar në botë: Atlanta, SHBA (Atl)

Në vitin 2024, plot 108.1 milionë pasagjerë janë tranzituar nëpër aeroportin e Atlantës. Shifra që e bëjnë Hartsfield-Jackson aeroportin më të trafikuar në botë, një rekord i arritur më 1998 dhe i mbajtur që atëherë pa ndërprerje, përveç vitit 2020. Me mbi 2,700 fluturime ditore, të drejtuara kah një totali prej 210 destinacionesh, kjo strukturë lidh kryeqytetin e shtetit amerikan të Georgia me qendrat kryesore ndërkombëtare, deri në atë pikë sa vlerësohet se 80% e qytetarëve amerikanë jetojnë brenda një fluturimi dy-orësh nga ky aeroport. Shtrirja e përgjithshme e strukturës i tejkalon 19 kilometrat katrorë, ku përfshihen pesë pista, dy terminale dhe 193 vende nisjesh. Ndër motivet e flukseve të larta të pasagjerëve, është edhe fakti që Hartsfield-Jackson përfaqëson bazën kryesore operative të Delta Airlines, linjës ajrore të parë në botë për nga të ardhurat më 2024, të pajisur me 986 avionë dhe 103,000 punonjës. Në vendin e dytë në renditjen e aeroporteve më të trafikuar në botë është ai i Dubait (Dxb), me 92.3 milionë pasagjerë në vitin 2024, i ndjekur nga ai i Dallasit (Dfw), me 87.8 milionë. Top 5 vendet mbyllen nga aeroporti i Tokios, Haneda (Hnd), me 85.9 milionë pasagjerë, dhe Heathrow, Londër (Lhr), me 83.9 milionë.

College Park, SHBA

Aeroporti më i vjetër në botë: College Park, SHBA (Cgs)

I ngritur më 1909 si një bazë për teste dhe eksperimente prej vëllezërve Wright, pionierë të aviacionit, aeroporti i College Park është më i vjetri në botë midis atyre që janë ende në aktivitet. Që nga viti 1911, në fakt, struktura është përdorur vazhdimisht për fluturime avionësh civilë. I vendosur në Maryland, gjendet në një distancë të shkurtër nga Washington DC, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me zgjerimi të përmbajtur për një aeroport të pajisur nga vetëm një pistë prej 900 metrash të gjatë të përdorur nga avionët turbohelikë. Inaugurimi Ndërkohë që daton më 1911 inaugurimi i strukturës origjinale të aeroportit të Hamburg-ur në Gjermani, duke e bërë atë më të vjetrin në botë midis atyre me rëndësi ndërkombëtare. I organizuar në një strukturë prej 5.7 kilometrash katrorë, më 2024 ky aeroport ka patur një tranzit prej mbi 14,300,000 pasagjerësh.

King Fahd, Arabia Saudite

Aeroporti më i shtrirë në botë: King Fahd, Arabia Saudite (Dmm)

Lexo më shumë

Është aeroporti më i shtrenjtë në botë, një birrë kushton aq sa një vakt luksoz
Këtu po ndërtojnë aeroportin më të madh të realizuar ndonjëherë
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Qytetet më të rrezikshme në Evropë
Vendi i mrekullive, këtu është 27 gradë gjatë gjithë vitit dhe benzina kushton 50 cent/litër

Me një shtrirje totale prej mbi 776 kilometrash katrorë, Aeroporti Ndërkombëtar King Fahd i Dammam të Arabisë Saudite është më i madhi në botë. Sa për të dhënë një ide të madhësisë, Singapori, metropol prej mbi 6 milionë banorë, shkon në 735 kilometra katrorë. I inauguruar më 1999 pasi u përdor si bazë për operacionet amerikane në Luftën e Gjirit, brenda perimetrit të tij të pafundtë, ky aeroport strehon një terminal prej 327,000 metrash katrorë, rrethuar nga një i dytë për përdorim ekskluziv të familjes mbretërore saudite dhe një strukturë shtesë e rezervuar për kompaninë e naftës Aramco. Megjithatë, karshi madhësisë, trafiku vjetor është rreth 12 milionë pasagjerë, që shërbehen prej dy pistave me nga 4 km secila. Në fakt, pjesa më e madhe e hapësirës që i përket aeroportit aktualisht nuk është në përdorim, por është pjesë e planeve të ardhshme të zgjerimit të strukturës.

Daocheng Yading, Kinë

Aeroporti më i lartë në botë: Daocheng Yading, Kinë (Dcy)

Aeroporti civil që ndodhet në kuotën më të lartë në botë është ai i Daocheng Yading, në rajonin kinez të Sichuan. Altimetri shënon një lartësi prej 4,411 metrash mbi nivelin e detit, e përkthyer ndryshe, vetëm 400 m më pak se lartësia e Mont Blanc. I inauguruar në vitin 2013, ky aeroport ka vetëm një pistë prej 4.2 km të gjatë dhe është projektuar për të pritur një trafik vjetor prej 280,000 pasagjerësh. Me kushte mjedisore sfiduese, kryesisht për shkak të ajrit të rrallë, që i detyron pilotët e avionëve të adaptojnë procedura të veçanta dhe shumë pasagjerë i bën të mbajnë maska oksigjeni. Me vetëm dy destinacione, aeroportet ndërkombëtare të Chengdu Tianfu dhe Chengdu Shuangliu.

Ulyanovsk Vostochny, Rusi

Aeroporti me pistën më të gjatë në botë: Ulyanovsk Vostochny, Rusi (Uly)

Me një shtrirje gjatësore prej 5 kilometrash, pista e aeroportit rus të Ulyanovsk Vostochny, në Oblast të Ulyanovsk, është më e gjata në botë midis atyre që përdoren nëpër strukturat civile, në të njëjtin nivel me atë të aeroportit Shigatse, në Tibet. Në rastin e aeroportit rus, dimensionet rekord të pistës janë për shkak të nevojës për të akomoduar shpesh avionë të mëdhenj mallrash, aq sa edhe gjerësia e korsisë është një rekord më vetë: plot 105 metra. Ndërsa, aeroporti i Shigatse, përdor një pistë veçanërisht të gjatë për të rritur sigurinë e procedurave të ngritjes dhe uljes së avionëve në një strukturë me lartësi të madhe, mbi 3,700 metra mbi nivelin e detit, ndaj dhe karakterizohet prej ajrit të rrallë.

Juancho E.Yrausquin Airport

Aeroporti me pistën më të shkurtër në botë: Juancho E.Yrausquin Airport, Antilet Holandeze

Teknikisht, pista më e shkurtër e uljes në botë do të ishte ajo e Simko Field, në SHBA, në Idaho. Ajo nuk është tjetër veç një rrip bari i kositur personalisht nga pronari i ndërtesës nga e cila ngrihet i vetmi aeroplan që e përdor. Për të gjetur pistën më të vogël që përdoret nga fluturimet komerciale, duhet të zhvendosemi në Vendet e Ulëta Karaibike. Domethënë, një grup i vogël ishujsh pranë bregdetit të Kosta Rikës, të cilët që nga viti 2010, me shpërbërjen e Antileve Holandeze, ka përfaqësuar në mënyrë efektive territorin e shtetit evropian. Këtu jetojnë në total pak më pak se 32,000 persona, që shërbehen kryesisht nga Juancho E. Yrausquin Airport, i pajisur me një pistë vetëm 400 metra të gjatë dhe për këtë e përdorshme ekskluzivisht vetëm nga avionë të tipit Stol.

Westray&Papa Westray-Skoci

Aeroportet më të afërt me njëri-tjetrin në botë: Westray dhe Papa Westray, Skoci

Fluturimi më i shkurtër me avion në botë zgjat vetëm 50 sekonda. Ndodh në Ishujt Orkney, në veri të Skocisë, ku kompania rajonale Orcadair ofron një lidhje ajrore prej 2.7 kilometrash. Kjo distancë veçanërisht e shkurtër midis dy strukturave u jep objekteve rekordin e aeroporteve më të afërta në botë. Siç thamë pak më lart në artikull, avionët e përdorur në fluturimet midis Westray dhe Papa Westray janë Britten-Norman BN2 Islander në gjendje të akomodojnë vetëm tetë pasagjerë dhe të drejtuar nga vetëm një pilot.

Të jetosh në luks me më pak se 1000 euro në muaj: destinacionet perfekte në Evropë
10 fshatrat më të bukur në botë: ngjajnë si të dalë nga një përrallë
Vendet më të rrezikshme në botë, cilat janë?
Shtetet me pagat më të larta në botë
5 kopshtet më të bukura në Evropë: një udhëtim midia natyrës dhe bukurive përrallore
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?