GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Administrata Tramp, luftë ndaj Faucit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Administrata Tramp, luftë ndaj Faucit

By
Dardan MITROVICA
18/07/2020
5 Min Read
Share
SHARE

“Më duket një person shumë simpatik. Edhe pse nuk jam gjithmonë dakord me të”. Mun të jetë edhe kështu siç thotë presidenti Trump, por fakt është që ditët e fundit ka shpërthyer një ofensivë e vërtetë e Shtëpisë së Bardhë kundër Dr. Anthony Fauci, drejtorit të Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Sëmundjet Infektive. Fauci, më parë i mirëpritur nga The Donald në task-forcën e emergjenvcës kundër Covid-19, është margjinalizuar gjithnjë e më shumë nga vetë presidenti dhe është parë thuajse si një pengesë. Dhe tani është në shënjestrën e Shtëpisë së Bardhë.

Me sa duket pika që bëri të derdhet vazo daton disa ditë më parë. I intervistuar nga National Geographic, virologu i famshëm vuri në dyshim një nga “gurët e gurthemelet” e narracionit të republikanëve mbi origjinën e Covid-19, domethënë që virusi e ka origjinën nga një laborator kinez në Wuhan. “Nëse shikoni evolucionin e virusit tek lakuriqët dhe atë që po ndodh aty jashtë tani, provat shkencore shkojnë fuqishëm në drejtimin që virusi nuk mund të jetë i manipuluar artificialisht ose me qëllim”, tha Fauci. “Evolucioni gradual me kalimin e kohës tregon se virusi evoluoi në natyrë dhe më pas bëri kërcimin në specie”, shtoi ai.

“Dosja” anonime kundër Faucit

Fjalë që mesa duket nuk i pëlqyen aspak Shtëpisë së Bardhë, e cila u përgjigj disa ditë më vonë duke nxjerrë në qarkullim një dosje me disa prej pretendimeve të virologut të përcaktuara si “të rreme”, me qëllim për ta diskredituar. Siç raportohet nga Business Insider, në një dokument të shpërndarë për gazetarët nga një zyrtar anonim i Shtëpisë së Bardhë, administrata Trump rendit një seri gabimesh të bëra nga Fauci gjatë krizës së koronavirusit. Sipas raporteve nga New York Times, virologu në një intervistë të datës 29 shkurt e ka minimizuar përhapjen e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se njerëzit nuk do të kishin nevojë të bënin ndryshime të mëdha në stilin e jetës së tyre. Gjatë së njëjtës periudhë, ai përjashtoi mundësinë e detyrimit të njerëzve që të mbajnë maska edhe pse ai thoshte se Covid-19 mund të kishte goditur më fort, dhe duke theksuar se situata mund të kishte ndryshuar. Konfuzioni tipik në të cilin janë ngatërruar edhe shumica e ekspertëve dhe virologëve në Shqipëri, të cilët që nga fillimi i pandemisë – disa më shumë, disa më pak – kanë thënë të kundërtën e gjithçkaje.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Shtëpia e Bardhë në luftë me ekspertët

Peter Navarro, këshilltar komercial i Presidentit Donald Trump, ka shtuar dozën duke afirmuar se doktor Anthony Fauci ishte “i gabuar për gjithçka”. “Dr Fauci ka një marrëdhënie të mirë me publikun, por ai ka gabuar në çdo gjë,” tha Navarro në një deklaratë të lëshuar për Washington Post. Më pas ka shtuar: “Tani Fauci po thotë se rënia e shkallës së vdekshmërisë nuk ka rëndësi, ndërkohë që është statistika e vetme më e rëndësishme që nxit ritmin e rihapjes sonë ekonomike. Ndaj, kur pyeten nëse i dëgjoj këshillat e doktor Faucit, përgjigjja ime është po, por me kujdes”. Admirali Brett Giroir, ndihmës sekretari shëndetësor i Shteteve të Bashkuara dhe anëtar i grupit të punës për virusin, i tha NBC të dielën se, me gjithë respektin për doktor Faucin, ai nuk ka gjithmonë të drejtë. Sikur të mos mjaftonte kjo, të hënën në mëngjes, Presidenti Donald Trump ritwitt-oi një postim nga ish drejtuesi Chuck Woolery duke akuzuar ndër të tjera, Centers for Disease Control, se gënjenin për virusin, në përpjekje për të minuar perspektivat e rizgjedhjes së tycoon-it.

Prishja duket e pariparueshme. Dhe Fauci kërkon një kujdes më të madh me rihapjen, krejt të kundërtën nga Donald Trump: “Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një rritje të infeksioneve koronavirus sepse vendi nuk ka qenë asnjëherë i mbyllur plotësisht dhe në shumë shtete ai është rihapur shumë shpejt”. Tani, shpjegon ai, “ne duhet të bëjmë disa hapa prapa dhe të themi, ‘ok, nuk mund të mbyllemi plotësisht, por të paktën duhet të rihapemi gradualisht’”.

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Lista e fshehtë e Izraelit me emrat e ‘kriminelëve’ të mundshëm
Next Article Sa do t’i kushtojë Marinës amerikane humbja e USS Bonhomme Richard
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?