Lojtari më i madh kroat i të gjitha kohërave: shkurt, Luka Modriç. Me ish-yllin e Real Madridit, Milani po përpiqet të përsërisë atë që ndodhi më 2020 me Zlatan Ibrahimovicin. Edhe Kampioni suedez mbërriti në moshën 39 vjeç dhe bashkë me të erdhi vala tronditëse që i çoi kuqezinjtë fillimisht në Champions League, pas shtatë vitesh ‘agjërimi’ dhe më pas në fitimin e Scudettos. Modriç është thirrur për të sjellë mentalitet fitues, karizëm dhe cilësi. Është thirrur për të qenë një model për më të rinjtë. Sot, fillon zyrtarisht aventura e tij me kuqezinjtë: firma, pastaj një një palë pushime të merituara pas një sezoni me më shumë 70 ndeshje të luajtura dhe më pas, pas kthimit, do të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit.
Fëmija i Luftës
Lindi më 9 shtator 1985, në fshatin Modrići të Zaton Obrovaćki, në atë që atëherë ishte ende Jugosllavi, Modriç ka përjetuar me sytë e tij shpërbërjen e vendit, në formën e tij më mizore: gjyshi Luka u ekzekutua në dhjetor 1991, bashkë me gjashtë civilë të tjerë, pas një prite nga serbët. Krimi i tij i vetëm: ishte kroat. Familja e Modriç u arratis nga fshati Obrovac për në Zarën aty pranë dhe u mirëprit në kampin e refugjatëve Hotel Kolovare.
Goditjet e para me top në Zara, “palestra” në Bosnjë Hercegovinë
Luka gjeti strehim edhe në futboll, duke bërë hapat e tij të parë me skuadrën vendas të Zadarit dhe më pas duke u transferuar në të rinjtë e Dinamo Zagrebit në moshën 16 vjeçare. Ka një talent të pamatë, por u konsiderua shumë i dobët fizikisht. Më mirë ta çonin për t’u shëndoshur pak: në moshën 18 vjeç, u dërgua në Mostar, në Bosnjë Hercegovinë. “Kush luan atje mund të luajë kudo”, do të thoshte vite më vonë i famshmi Modric, duke kujtuar vështirësitë dhe forcën fizike të kampionatit boshnjak. Për kronikë, në atë sezon të vetëm ai fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të kampionatit. Por nuk mjafton me kaq: Dinamo e dërgoi sërisht në huazim edhe për një vit tjetër, te Inter Zapresic ku fiton edhe çmimin si lojtari më i mirë i ri në kampionat. Kur klubi mëmë më në fund e rithërret dhe e përfshiu në skuadrën e parë, tashmë ishin disa klube të interesuara për të.
E kërkon Sampdoria, e rrëmben Tottenham
Ndër klubet e kategorive superiore të futbollit evropian, fillimisht ishte Sampdoria ajo që dukej më serioze në kërkesën për Luka, por trembet prej çmimit të kërkuar nga Dinamo: 10 milionë euro. Damien Comolli, sot drejtor i përgjithshëm i Juventusit, nuk bënte shumë numra për ta marrë te Tottenhami më 2008 për 21 milionë euro, dhe për ta rishitur më pas te Real Madridi, katër vjet më vonë.
Lojtari më i suksesshëm i të gjitha kohërave te Real Madridi
Me Blancos një dashuri e gjatë 13 vjeçare e bëri lojtarin më të suksesshëm të të gjitha kohërave për skuadrën më të suksesshëm në botë: 28 tituj. Mes të cilëve gjashtë Champions League, një rekord i bashkëndarë me Paco Gento, Dani Carvajal, Nacho dhe Toni Kroos. Por edhe pesë Botërore për Klube, një Kupë Ndërkontinentale, pesë Superkupa UEFA, katër kampionate spanjolle, dy Coppa del Re dhe pesë Superkupa spanjolle. Nën drejtimin e tij, kombëtarja kroate arriti pikën më të lartë në historinë e saj, gati duke ngritur në qiell Botërorin më 2018, e mposhtur vetëm nga Franca. Është lojtari me më shumë ndeshje në kombëtaren e Kroacisë (188), si dhe i pari që fiton Topin e Artë, duke thyer duopolin Messi-CR7. Kaq mjafton për të shpjeguar madhështinë e tij.
Aventura e re te AC Milan
Kontratë njëvjeçare dhe një pagë neto prej 3.5 milionë eurosh: këto janë shifrat për transferimin e tij te Milani. Jo të gjithë e dinë që për ardhjen te kuqezinjtë ka ushtruar trysni edhe lloj tërheqjeje shpirtërore për Modricin, i cili në një intervistë të para shumë kohëve pati pranuar pasionin e tij për Milanin falë Zvonimir Boban. Çfarë mënyre më të mirë për ta mbyllur karrierën?