GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: A po “hanë rrushin” pas shpinës së Lali Erit?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

A po “hanë rrushin” pas shpinës së Lali Erit?

By
GazetaTjeter
29/03/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Prangat e policisë u tundën dje brenda Bashkisë së Tiranës, pak para se kryebashkiaku Erion Veliaj të mbante mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke bërë rolin se “asgjë nuk ka ndodhur”…, ndonëse në çdo vend normal ajo që ndodhi do e bënte kryebashkiakun të jepte dorëheqjen e menjëhershme. Famozët Mariglen Qato dhe Redi Molla, drejtorë në IMT dhe UKT, u arrestuan me urdhër të SPAK dhe bashkë me ta e njëjta masë “arrest me burg” u caktua edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet në qeli edhe për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Po ashtu për shtatë të tjerë edhe ata “specialistë e këshilltarë të Lali Erit” janë me masën “detyrim paraqitje”.

Për rastin konrekt bëhet fjalë për aferat e frikshme të drejtorëve të Veliajt që kishin krijuar kompani private dhe i jepnin vetes tendera publikë qindra milionë euro. Skema ishte e qartë prej shumë kohësh, por megjithatë SPAK u zgjua disi vonë për këto vjedhje kaq të trasha. I ndodhur në këtë gjendje, politikisht Erion Veliaj do të ndjekë udhën e Ramës për tu justifikuar. Për pak ditë ai nuk do dalë në publik, por ka gati qëndrimin duke u shprehur se nuk do të komentojë çështjen e drejtësisë.

Njësoj si kryeministri edhe ai është gati të shesë këdo bashkëpunëtor të tij për të shpëtuar lëkurën e vet. Ka edhe një favor më shumë pasi çdo media e shkruar dhe vizive është nën kontrollin e tij të cilën e ushqen me leje ndërtimi, në këmbim që ata të transmetojnë çdo propagandë personale dhe mos i futen thellë asnjë abuzimi që ndodh në çerdhen e bashkisë.

“Kush ka ngrënë dardha pas shpinës sime le të përballet me drejtësinë”-deklaroi Rama kohë më parë, teksa ish-ministrara, deputetë e kryebashkiakë të tij u arrestuan për korrupsion. Jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por tentoi të fitonte teksa shprehej se ishte pikëriasht ai “babai i reformës në drejtësi”, duke shtua se po të mos ishte PS-ja, SPAK-u e institucionet e tjera as që do të ekzistonin. Tashmë po shtohet edhe Erion Veliaj në votrën ku korrupsioni, abuzimi dhe propaganda malinje janë rritur edhe më shumë se vetë kullat e oligarkisë së betonit.

Mirëpo sot Veliaj ndohet paksa ngushtë për të qëmtuar në fjalorthin e tij fort të cunguar, sepse shprehjen “kanë ngrënë dardha pas shpinës sime” e ka zënë Rama më parë dhe në këtë rast Lali Eri nuk mund ta përdorë… Ka variante të tjera ende të pazëna si: “kanë ngrënë rrush pas shpinës sime, apo “qëruan fiqtë -pa e ditur unë”.

Ato që Rama, Veliaj, Bela dhe ministra të tjerë abuzues i quajnë “fruta”, në fakt janë qindra miliona euro të rrëbyera në xhepat e qytetarëve. Ndër drejtorët e arrestuar të Veliajt është edhe Redi Molla që drejtonte Ujësjellës Kanalizimet Tiranë. Ndërsa kryeqyteti thahet për ujin e pijshëm që nuk pihet dhe çmimin është rritur mbi 70 % qëkur mori drejtimin e bashkisë Veliaj, drejtorët e tij I bëjnë “rrush e kumbulla” paratë qytetare që dridhen para faturave të ujit. Po Lali nuk dinte gjë për batërdinë e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij? Çdolloj pretendimi dhe justifikimi i kryebashkiakut të Tiranës nuk ka buf ta kapërdijë, por situat është në favor të  ato para të rrëmbyera ndaj qytetarëve shkonin në kasafortët e llojit dhe sorolloëve të drejtuesve të Bashkisë Tiranë.

Po ashtu në pranga është Edhe Mariglen Qato, drejtori malinj që lejoi të ndërtonin pa leje pallate e vila oligarkësh, ndërsa gjobiste dhe procedonte penalisht qytetarë që ndërronin çatitë e shtëpisë, shtronin pllaka apo restauronin avllitë e rrënuara. Të kenë “ngrënë rrush” pas shpinës së Veliajt?

Nuk mjafton vetëm të kesh ARMË për të bërë LUFTË: Leksioni i MARGARET THATCHER për kë është kundër riarmatimit
News24, gazetarët në protestë, media antiqeveritare e përkrah. Si u shkatërruan gjatë natës pajisjet e televizionit të madh informativ
Nga Trëndafile VISHA – Shteti, Irfani dhe liria që ha vetveten…
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Xibraka si fillim i projektit të narkoshtetit
Next Article Me 2 dosje në SPAK, 6 drejtorë të akuzuar për korrupsion dhe miliona euro të shpërdoruara: A mund të jetë më Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?