GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: A ka media që paguhen për t’i shërbyer Kinës dhe Rusisë, në Shqipëri?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

A ka media që paguhen për t’i shërbyer Kinës dhe Rusisë, në Shqipëri?

By
GazetaTjeter
13/11/2024
6 Min Read
Share
Shefja e SHISH në Komisionin Parlamentar të Dizinformimit dhe Komisioni i Disinformimit
Shefja e SHISH në Komisionin Parlamentar të Dizinformimit dhe Komisioni i Disinformimit
SHARE

Shefja e SHISH: ja lista e mediave të rublave.  Pas dyerve të mbyllura thuhet se është dorzuar nje dokument “mediash online që vihen në dispozicion”

A duhet të besojmë se në Shqipëri ekziston një grupim mediash që paguhen ose i shërbejnë vendeve si Kina e Rusia, ose bien në mënyrë të pavullnetshme pre e tyre? Kështu mund të besohet dëgjon ato pak informacioneve që kanë rrjedhur nga Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Në këtë komision absurd, që është bojkotuar nga opozita, e cila e ka parë me dyshim si një gjueti shtrigash kundër fjalës së lirë, ka dhënë sot dëshminë e saj shefja e shërbimit sekret Vlora Hyseni. “Çeshtja nuk eshte a ka dezinformacion, por se si duhet prandaluar ai” tha ajo gjate fjales se saj ne pjesen e hapur per publikun.

Ndonëse në faqen zyrtare të kuvendit theskohet se “kjo seancë dëgjimore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar”, në deklaratën që dha para mediave kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe, theksoi se SHISH-i kishte dorëzuar një listë të gjatë mediash që bien pre e dezinformimit dhe që janë përdorur për fushata manipulative. “Në informacionin që ka ardhur pranë Komisionit të Posaçëm të Kuvendit ka një listë të gjatë të mediave që bien pre, ashtu siç ka dhe një listë të gjatë tjetër mediash online që vihen në dispozicion”, u shpreh fillimisht Braçe.

Lexo më shumë

News24, gazetarët në protestë, media antiqeveritare e përkrah. Si u shkatërruan gjatë natës pajisjet e televizionit të madh informativ
Nga Trëndafile VISHA – Shteti, Irfani dhe liria që ha vetveten…
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent

Ky ka qenë në fakt edhe refreni që është dëgjuar që para votimit për ngritjen e këtij komisioni në mesin e prillit të këtij viti. Papritmas socialistët zbuluan se kjo influencë e huaj ishte shndërruar në një urgjencë për vendin. Vetë Rama publikoi një status ku kërkonte ecjen me shpejtësi në këtë rrugë. Ish-kryeparlamentarja Nikolla i dërgoi një letër diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, i cili mbulon këtë fushë në vendin e tij, për të folur përpara kuvendit për të njëjtën çështje. Ndërsa TV-të pranë qeverisë njoftuan se në skanerin e komisionit të sapo ngritur do të kalojnë mediat on line, për të cilat, fiks siç u tha dhe sot, shërbimi sekret ka të dhëna që financohen në mënyra të errëta.

Në fakt, ky komision u ngrit, në shembullin e disa vendeve të tjera perendimore qe kanë shqetësim për dezinformimin nga Rusia dhe Kina, u fol se do të shqyrtohej influenca e tyre edhe tek ne.

“Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile” thuhej në kërkesën e socialistëve për ngritjen e këtij komisioni.

Tani pas shtatë muajsh, sipas informacioneve të flitruara në publik, të cilat i referohen deponimit të shefes së shkikur Vlora Hyseni, rezultoka se ka media që bëjnë lojën e vendeve armiqësore me shqipërinë kundër demokracisë së saj. 

Pra lista e panjohur për të cilën aludohet se është dorëzuar këtë të mërkurë pranë komisionit përmban dhe Tv apo portalet që kanë ceduar në këtë drejtim. Pyetja që shtrohet është: a duhen mbajtur ato pas dyerve të mbyllura? Apo në të kundërt këto fakte duhen bërë publike në mënyrë që qytetarët të jenë vigjilentë ndaj këtyre influencave.

Sepse duke u sjellë kështu, në një komision vetëm me rilindas dhe me gjysma faktesh, që i bëjnë pis të gjithë, po pa përmendur asnjërin konkretisht, duket sikur kemi të bëjmë me një fushatë propagandistike kundër lirisë së fjalës, përmes njollojses të të tërëve.

Vendet nga të cilët rilindasit pretendojnë se e kanë kopjuar këtë nismë, nuk kanë folur në ajër, por me emra konkretë. Kështu janë të njohur eurodeputetët që dyshohen se ruajnë kontakte me oficerë të FSB-së ruse. Po ashtu janë përmendur drejtpërdrejt portale në Evropën lindore që financoheshin për të ndaluar ndihmën ndaj Ukrainës. Fakte të tilla nuk ka pse ruhen pas dyerve të mbyllura duke u mbajtur sekret dhe përdorur si shantazh. Madje më e mira e nismave të tilla është që ato të denoncojnë me prova në sytë e publikut që ai të jetë sa më pak i prekshëm ndaj kësaj propagande.

‘Bandat kontrollojnë zgjedhjet, policia dhe SPAK…’: Qendrat e votimit të pushtuara nga patronazhistë me badge fallco të KQZ
Princ Leka: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen
Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e kreut të SPAK?
Lali Eri dhe “Procesi” Veliaj: Justifikimet letrare përballë fakteve të SPAK!
Transformimi qesharak i Edi Ramës dhe fundi i teatrit mbi rrënojat e Ukrainës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Republika ku Rama është mbi ligjin, as pyetet, as dëshmon, as hetohet
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Problemi më i madh
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?