GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: A do të ulet tatimi për pagat e larta? Edi Rama gënjeu shqiptarët
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ekonomi

A do të ulet tatimi për pagat e larta? Edi Rama gënjeu shqiptarët

By
GazetaTjeter
26/10/2024
5 Min Read
Share
SHARE

A do të ulet tatimi për pagat e larta? Edi Rama gënjeu shqiptarët

Të gjithë në Kushtetuese, sa shanse ka të rrëzohet ligji për tatimin mbi të ardhurat

Në muajin mars kryeministri Edi Rama lajmëroi uljen e tatimit për pagat e larta. Sipas tij, rishikimi i taksës do të materializohej tre muaj më vonë. Verifikimet e Faktoje tregojnë se tatimi 23% për pagat e larta nuk u ul në qershor. Ministria e Financave nuk e ka në plan rishikimin as vitin e ardhshëm.

‘Kush fiton më pak paguan më pak, kush fiton më shumë paguan më shumë’- Taksimi progresiv ishte kali i betejës së socialistëve në fushatën elektorale të 2013 dhe shtylla kryesore e programit ekonomik të rilindjes.

Taksa progresive hyri në fuqi në janar të 2014. Prej asaj kohe të ardhurat nga punësimi në Shqipëri tatohen me tre fasha: 0 për qind, 13 për qind dhe 23 për qind.

Aktualisht, pagat deri në 50 mijë lekë kanë tatim zero, nga 50-60 mijë lekë paguajnë 13 për qind të shumës mbi 35 000 lekë. Nga 60-200 mijë lekë paguajnë 13 për qind të shumës mbi 30 000 lekë, dhe mbi 200 mijë lekë tatimi është 23 për qind. (Shiko tabelën)

Por një dekadë më vonë, kryeministri Edi Rama pranon se tatimi i pagave të larta duhet ulur.

“Kemi një projekt që besoj nga qershori do ta materializojmë për të ulur tatimfitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës.”, deklaroi Rama në muajin mars, në një nga seritë e podcastit FLASIM që publikohet çdo të dielë në rrjetet e tij sociale.

“Një nga arsyet është se nuk mund t’i vëmë ne më shumë taksa njerëzve nëse nuk i japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa”, argumentoi më tej kryeministri.

Fakt

Deri në fund të qershorit në Shqipëri numëroheshin 18,112 punonjës me pagë mbi 200 mijë lekë që paguajnë 23% të pagës si tatim.

Nga verifikimet rezulton se rishikimi i kësaj fashe nuk ndodhi, sikurse deklaroi kryeministri. Madje, gjasat janë që lehtësimi i premtuar për pagat e larta nuk është në plan as vitin e ardhshëm.

“Ministria e Financave nuk ka përgatitur ndryshime ligjore pjesë të paketës fiskale për vitin 2025. Ligji për tatimin mbi të ardhurat nuk është në plan për tu rishikuar në kuadër të propozimeve që lidhen me aplikimin e normave tatimore.”, pohon zyrtarisht Ministria e Financave.

Prej 20 shtatorit, Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik draft-strategjinë afatmesme të të ardhurave dhe planin e veprimit, 2024-2027, një dokument strategjik, i cili përcakton politikën e ardhshme tatimore dhe të mirëadministrimit tatimor e doganor për 4 vitet në vijim.

“Ndryshimet e politikës tatimore do të bëhen në përputhje me këtë strategji.”, thekson Ministria, duke lënë të kuptohet se ulja e 23% nuk është pjesë as tek strategjia afatmesme.

Në Shqipëri ka një raport të zhdrejtë të taksave mbi punën dhe atyre mbi kapitalin- sipas ekspertëve të ekonomisë.

“Duhet të ketë një raport të arsyeshëm të taksave mbi punën dhe atyre mbi kapitalin.”, argumenton Zef Preçi që drejton Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

“Për fat të keq, me sa duket nën ndikimin edhe të grupeve të biznesit dhe të oligarkeve që kontrollojnë tregjet kryesore në vend, gjatë dekadës së fundit vihet re një rritje e pajustifikuar e taksave mbi punën, dhe nuk ndodh e njëjta gjë për taksat mbi kapitalin, e kunderta ndodh.”, arguementon më tej ai.

Sipas Preçit, rishikimi i progresivitetit duhet zbatuar nisur nga përvojat e mira botërore me një sistem të thjeshtë e të kuptueshëm- si dhe të krahasueshëm me rajonin.

“Kurse premtimet do të shtohen, jeni në kushtet e fushatës permanente elektorale…”, përfundon ai.

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama për uljen e tatimit për pagat e larta në qershor, e kategorizojmë të pavërtetë.

Rrugët e “florinjta”, si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime vetëm më 2024-ën
Nga Dardan MITROVICA: Carney, Merz dhe jo vetëm: kur financat tejkalojnë politikën
Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s
BE, samiti në Mal të Zi: Ekonomia na integron me shumë
Propaganda boshe e qeverisë ‘Rama’ për “rritjen” e pagës mesatare: Shqipëria e fundit në rajon
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Reforma në drejtësi, si puthja e Judës
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Dosja që SPAK nuk do të donte ta kishte hapur
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?