GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 80 vitet e Al Paçinos: një mijë fytyrat e një aktori-legjendë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kinema/TV

80 vitet e Al Paçinos: një mijë fytyrat e një aktori-legjendë

By
Dardan MITROVICA
27/01/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Karriera e tij i ka dhënë jetë personazheve të paharrueshëm të ngulitur në historinë e kinemasë, nga bosi Michael Corleone deri tek sindikalisti Jimmy Hoffa

“Të gjithë mendojnë se aktorët janë gënjeshtarë. Thuhet: ‘Mjaft recitove’. Por unë besoj se recitohet vetëm në jetë, ndërsa në art ndiqet vetëm e vërteta”, fjala e Al Paçinos, që më 25 prill kalon pragun e rëndësishëm të 80 vjetëve. Ikonë e gjallë e kinemasë botërore, në karrierën e tij të gjatë aktori i ka dhënë jetë personazheve të paharrueshëm, protagonistë filmash që janë perla të vërtetë të artit të shtatë, nga trilogjia e “The Godfather” tek “Scarface”, nga “Dog Day Afternoon” tek “Any Given Sunday”.

Nëse e quani Michael Corleone apo Carlito Brigante, Tony Montana ose Serpico, ka vetëm një vështrim që ju vjen në mendje, dhe është ai intensivi dhe depërtuesi i Al Paçinos.

I lindur në New York më 25 prill 1940 nga prindër italianë emigrantë në Shtetet e Bashkuara, Alfredo James Pacino kaloi një fëmijëri të vështirë dhe të trazuar, edhe për shkak të braktisjes së familjes nga i ati. I favorizuar nga një fytyrë që nuk harrohet, që në adoleshencë ai tërhiqet nga aktrimi dhe recitimi, dhe pika e kthesës vjen kur takon Lee Strasberg, mjeshtër i Actor’s Studio, që bëhet mentori i tij.

Lexo më shumë

Ekrani i madh: ja cilat janë dështimet më të mëdha të historisë botërore
Filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë
Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë
Filmat (kryevepra) më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave
Nga ikona në të harruar: fati i trishtë i disa prej aktorëve më të famshëm të viteve ’90

Në skenat e teatrove të vogla dhe të panjohura të Big Apple ndodhi takimi vendimtar, ai me Francis Ford Coppolan, i cili do t’i japë rolin kryesor të karrierës së tij, atë të bosit Michael Corleone tek “Kumbari” (The Godfather). Nisi kështu ngjitja e tij në Olimpin e Hollivudit, e falë sagës së shndërruar në një nga gurthemelet e historisë së kinemasë, fitoi edhe një nominim Oscar me interpretimin e tij të parë të rëndësishëm.

Ajo pasohet nga një karrierë e gjatë plot interpretime të paharrueshme. Mjafton në fakt, të thuhen ato dy fjalë që përbëjnë emrin dhe mbiemrin e tij, dhe para syve tanë shfaqen lumë ato filma dhe emocionet e paharrueshme, Ajo pasohet nga një karrierë e gjatë plot interpretime të paharrueshme. Mjafton në fakt, të thuhen ato dy fjalë që përbëjnë emrin dhe mbiemrin e tij, dhe para syve tanë shfaqen lumë ato filma dhe emocionet e paharrueshme, “Cruising” i William Friedkin, “Serpico” dhe “Dog Day Afternoon” të Sidney Lumet, “Glengarry Glen Ross” i James Foley, “Scarface” dhe “Carlito’s Way” të Brian De Palma, “Insider” dhe “Heat” të Michael Mann, “Donnie Brasco” i Mike Newell, “Any Given Sunday” i Oliver Stone, “Insomnia” e Christopher Nolan, “Scent of a Woman”, remake e filmit të Dino Risi “Aromë gruaje”, për të cilin më në fund fitoi një Oskar në 1993, pas 7 nominimeve të pasuksesshme. Deri në filmat e fundit “Once Upon a Time in Hollywood” nga Quentin Tarantino dhe “The Irishman” nga Martin Scorsese (i cili i dha atij edhe nominimin e nëntë për Oscar).

Është sprovuar gjithashtu edhe në regji (3 filma dhe 1 dokumentar) ndërsa në ekranin e vogël ka luajtur në miniseritë “Angels in America”, me të cilin bëri një dopjetë me Emmy dhe Golden Globe, në filmat tv të drejtuar nga Barry Levinson ” You Don’t Know Jack” dhe “Paterno”, deri në serinë e fundit të “Hunters” të targuar Amazon.

Yje që kanë jetuar mbi 100 vjet
Sharon Stone në lot: edhe një tragjedi tjetër për aktoren
James Bond kampion i arkëtimeve: shifrat rekord të filmit të ri
Hugh Grant, 60 vjeç me elegancë dhe hijeshi
George Clooney: “Racizmi është pandemia jonë”
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Talat Xhaferri, kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nga ish-oficer i Jugosllavisë te luftëtari që luftoi për të drejtat e popullit të tij
Next Article Nga Erion DASHO – Një pampers për Shëndetësinë e Rilindjes
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?