Në këto qytete, mund të merret frymë thellë e mbushësh mushkëritë plot ajër të pastër
Të gjithë e kuptojmë kur thithim ajër të ndotur, por si matet ai dhe si krahasohet midis kryeqyteteve të ndryshme të botës? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, analizohen sasitë e grimcave të ajrit të thithura në kohë. Raporti Botëror mbi Cilësinë e Ajrit 2024, i botuar nga IQAir ka shqyrtuar përqendrimin e PM2.5 – grimcave të imëta – nëpër të gjitha kryeqytetet botërore. Raporti ka aplikuar korrigjime të bazuara mbi popullsinë për të standardizuar rezultatet dhe ka llogaritur një mesatare vjetore të të dhënave. Nëse një qytet i tejkalon limitet e sigurisë të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – pesë mikrogramë për metër kub (μg/m³) – shëndeti i banorëve të tij është potencialisht në rrezik.
Por, cilat kanë rezultuar kryeqytetet më të pastra për pulmonet e banorëve në Botë? Shifrat e mëposhtme tregojnë se cilat janë:
30. Vilnius, Lituani
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 9.1
Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, krenohet me nivele relativisht të ulëta të aktivitetit industrial krahasuar me kryeqytetet e mëdha evropiane. Sharmi i tij historik përzihet me planifikimin urban modern që i jep përparësi hapësirave të gjelbra dhe transportit publik të pastër, duke kontribuar në cilësinë e ajrit.
29. Tokio, Japoni
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 9.0
Urbanizimi dhe industrializimi i shpejtë kanë shkaktuar shumë probleme mjedisore gjatë shekullit të fundit. Edhe pse ndotja është ulur krahasimisht me ato kohë industrializimi të fortë, ende ka shumë gjurmë ndotjeje që vijnë nga fabrikat.
28. Ankara, Turqi
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 9.0
Pavarësisht se është një qendër e rëndësishme politike dhe administrative, Ankaraja ka ruajtur nivele të moderuara të ndotjes. Qyteti ka ndërmarrë masa për të ulur emetimet, por cilësia e ajrit ende luhatet për shkak të trafikut të automjeteve dhe prodhimit të energjisë.
27. Buenos Aires, Argjentinë
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 8.9
Buenos Aires, një nga qytetet më të mëdha të Amerikës së Jugut, është prej kohësh në luftë me ndotjen nga automjetet dhe industria. Sidoqoftë, iniciativat e vazhdueshme për të përmirësuar transportin publik dhe hapësirat e gjelbra kanë ndihmuar në uljen e ndotësve atmosferikë.
26. Bruksel, Belgjikë
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 8.9
Bruksel ka bërë hapa prej gjiganti në uljen e trafikut të makinave dhe inkurajimin e biçikletave dhe transportit publik. Pavarësisht se është një qendër administrative, përpjekjet për të përballuar ndotjen urbane kanë rezultuar me ajrin më të pastër se në shumë kryeqytete të tjera evropiane.
25. George Town, Ishujt Kajman
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 8.5
George Town përfiton nga gjeografia e tij ishullore dhe nga flladet oqeanike, të cilat ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve.
Edhe pse anijet turistike dhe automjetet kontribuojnë në emetime, cilësia e përgjithshme e ajrit mbetet mjaft e lartë.
24. Paris, Francë
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 8.3
Parisi historikisht është përballur me probleme me smogun dhe emetimet e automjeteve.
Politikat e fundit që inkurajojnë përdorimin e biçikletave dhe kufizimin e makinave në zonat qendrore kanë çuar në përmirësime të ndjeshme të cilësisë së ajrit.
23. Madrid, Spanjë
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 8.1
Edhe në nivele të ulëta, ndotja e ajrit në kryeqytetin spanjoll shkakton efekte të rëndësishme shëndetësore.
Cilësia e dobët e ajrit mund të përkeqësojë ose të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, si astma.
22. Londër, Angli
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 7.8
Londra regjistron rregullisht nivelet
më të larta të ndotjes atmosferike në vend.
Ndotësit kryesorë gjenerohen nga transporti urban dhe ngrohja e shtëpive.
21. Luksemburg, Luksemburg
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 7.7
Ky kryeqytet i vogël dhe i pasur tregon edhe qëndrueshmëri. Me transportin publik falas dhe një vëmendje të fortë në ambjent, Luksemburgu mban nivele të ulëta ndotjeje pavarësisht se është një qendër e madhe dhe shumë e rëndësishme financiare.
20. Uashington, D.C., SHBA
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 7.6
Pothuajse gjysma e ndotjes së ajrit në
Uashington vjen nga makinat,
kamionët, trenat dhe aeroplanët.
19. Lisbonë, Portugali
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 7.4
Përqendrimi aktual i PM2.5
në kryeqytetin portugez
është mbi
nivelin e rekomanduar.
18. Bernë, Zvicër
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 7.2
Angazhimi i Bernës për energjinë e gjelbër dhe ambjenti i saj natyror i ruajtur mirë ndihmojnë në mbajtjen e ulët të ndotjes atmosferike.
Kryeqyteti zviceran është i njohur për rrugët e tij të pastra, transportin efikas dhe rregulloret e forta mjedisore.
17. Kopenhagen, Danimarkë
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 7.1
I konsideruar si një nga qytetet më të qëndrueshëm në botë, kryeqyteti danez ka ende disa probleme me ndotjen e ajrit.
Kjo është veçanërisht e përhapur në rrugët hyrëse dhe në qendër të qytetit.
16. Oslo, Norvegji
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 6.9
Oslo është një qytet
relativisht i qëndrueshëm
dhe burimet kryesore të ndotjes së ajrit
janë trafiku rrugor dhe ngrohja.
15. Dublin, Irlandë
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 6.6
Një nga shkaqet kryesore të niveleve
të ndotjes atmosferike
në Dublin janë tymrat
dhe emetimet e automjeteve.
14. Vaduz, Lihtenshtajn
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 6.5
Përqendrimi aktual i PM2.5
në Vaduz
e tejkalon limitin
e rekomanduar nga OBSH.
13. Ottawa, Kanada
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 6.0
Si në shumë qytete të tjera, një nga shkaqet kryesore
të ndotjes atmosferike në Ottawa
janë tymrat dhe emetimet e automjeteve.
12. Porti i Spanjës, Trinidad dhe Tobago
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 6.0
Pak sipër rekomandimeve të OBSH-së,
Porti i Spanjës ka një cilësi
mjaft të mirë të ajrit.
11. Helsinki, Finlandë
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 5.5
Falë iniciativave të vazhdueshme mbrojtëse,
si dhe faktorëve meteorologjikë dhe gjeografikë,
ndotja atmosferike është ulur ndjeshëm në kryeqytetin finlandez.
10. Stokholm, Suedi
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 5.3
I njohur si një qytet “i gjelbër”,
pjesa më e madhe e ajrit të ndotur të Stokholmit
gjenerohet nga përdorimi i automjeteve.
9. Brasilia, Brazil
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 5.2
E ndërtuar me planifikim modern, planimetria e Brasilias kufizon trafikun.
Qyteti gëzon ajër më të pastër se të shumë qyteteve të tjera të mëdha braziliane, falë edhe hapësirave të gjelbra dhe aktivitetit më të pakët industrial.
8. Talin, Estoni
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 4.3
Ky qytet baltik
ka cilësi relativisht të mirë të ajrit
dhe nivele të ulëta ndotjeje.
Perfekt për një shëtitje nëpër qytet!
7. Wellington, Zelanda e Re
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 4.3
Erërat bregdetare të Wellingtonit dhe dendësia e ulët e popullsisë ndihmojnë në mbajtjen e ajrit jashtëzakonisht të pastër. Qyteti përfiton nga mbrojtje të forta mjedisore dhe një kulturë që vlerëson qëndrueshmërinë.
6. Canberra, Australi
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 3.9
Në vend të gjashtë është kryeqyteti australian, Canberra!
Edhe pse, gjatë verës, qyteti mund të përjetojë shtim të ndotjes atmosferike për shkak të zjarreve në shkurre qark.
5. Reykjavik, Islandë
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 3.8
Me një vend të tretë të respektueshëm,
Reykjavik është kryeqyteti i vetëm evropian
që hyn top five.
4. Bridgetown, Barbados
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 3.1
Bridgetown gëzon erëra oqeanike dhe industrializim të kufizuar, të cilat e mbajnë ajrin të freskët. Edhe pse trafiku dhe turizmi sjellin njëfarë ndotjeje, ambjenti i përgjithshëm mbetet një nga më të pastërve në Karaibe.
3. Papeete, Polinezia Franceze
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 2.8
Vendndodhja e largët dhe popullsia e rrallë e Papeete kontribuojnë në pastërtinë e ajrit. I rrethuar nga bukuri natyrore, kryeqyteti ka një ndotje minimale industriale dhe ofron një ajër nga më të freskëtit në Paqësor.
2. San Juan, Porto Riko
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 2.6
Kryeqyteti i Karaibeve
me cilësinë
më të mirë të ajrit
është San Juan!
1. Nassau, Bahamas
Përqendrimi mesatar i PM2.5: 2.3
Nassau përfiton nga pozicioni i tij ishullore dhe efektet e shpërndarjes së flladeve detare. Edhe pse turizmi dhe aktiviteti i lundrimit rrisin emetimet lokale, cilësia e ajrit mbetet çuditërisht e lartë përgjatë gjithë vitit.
Burimet: (IQAir) (Visual Capitalist)