GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar! – VOL. 5
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kult

3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar! – VOL. 5

By
GazetaTjeter
24/07/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Sot nëpërmjet kujtimeve shkojmë nga fillimi i viteve Shtatëdhjetë deri në fillimin e mijëvjecarit që do të thotë sot e njëzet vjet më parë! Një tjetër përzierje e vogël e menduar për ju (KËTU të tjerat), për orët në shtëpi që ende po na presin: për fat të mirë gjithnjë e më pak, por ende mjaftueshëm. Akordohu me shkrimet tona dhe shiko një film të mirë, receta e përsosur për të shpenzuar orën e mbrëmjes.

Donnie Darko (2001)

Një film kult, ëndërrimtar dhe shqetësues aq sa duhet. Filmi i parë i regjisorit 27-vjeçar Richard Kelly – i cili lançoi edhe të talentuarin Jake Gyllenhaal – na zhyt në atmosferën më introspektive të New Wave vitet ’80. Bashkë me notat e ‘The Killing Moon’ të Echo & The Bunnymen, menjëherë zhytemi në ndjekje të lepurushit misterioz gjigant Frank, variant i errët i tashmë enigmatikut Lepuri i Bardhë i Alisës, së bashku me adoleshentin Donnie.

Jemi në vitin 1988, në provincën më të humbur amerikane, dhe sikleti i protagonistit – ashtu si dhe revanshi final – shprehen në mënyrë perfekte nga teksti dhe atmosfera e dy këngëve të Tears for Fears: ‘Head Over Heels’ (në versionin origjinal) dhe ‘Mad World’ (në kover piano-zëri i realizuar plot pasion nga Gary Jules). Janë pikërisht këto fragmente që përmbajnë thelbin e filmit, tallëse dhe e ndërgjegjshme e Donnie pas një ëndërre të gjatë të përbërë nga paradokse hapësirë-kohore, shenjave dhe rastësive anomali. Nuk mungojnë në kolonën zanore edhe tingujt mjaft të thellë të INXS, Duran Duran dhe Joy Division.

_________________________________________________________________________

Blues Bothers (1980)

Ç’mund të thuhet për vëllezërit më të famshëm në historinë e kinemasë? Lindur nga skicat e Saturday Night Live Show, nga ai kast i parë mitik që përfshin John Belushin dhe Dan Aykroyd, nga stili i National Lampoon dhe nga gjenia e padiskutueshme e John Landis, dy “fytyrat” me kostume të zeza dhe Ray-Ban Wayfarer bëhen një ikonë.

Humori i hollë fillimisht e penalizoi filmin përsa i përket të ardhurave, por shpejt një efekt tam-tam i nivelit botëror e bëri atë kultin të cilin edhe sot – pas 40 vjetësh – njohim akoma çdo moment dhe çdo këngë. Historia e Jake “Joliet” dhe Elwood Blues, rrugaçë me zemër të mirë, të cilët përpiqen me çdo mënyrë për të mbledhur paratë për të shpëtuar jetimoren në të cilën u rritën, është pak më shumë se një pretekst për të propozuar me shumë qeshje një kast artistësh fenomenalë, të prezantuar para më të rinjve dhe të ruajtur së bashku në një lloj rulin celuloidi: nga Aretha Franklin tek James Brown, nga Ray Charles te Cab Calloway te John Lee Hoker…

Ambjentimi i filmit s’mund të ishte kund tjetër veçse në Çikago, qyteti simbol i bluzit dhe metropolit të shkëlqyeshëm ku vetë Belushi lindi dhe u formua si një stand-up komedian.

_________________________________________________________________________

The Way We Were (1973)

Ky film fitoi çmimin Oskar më 1974 për kolonën sonore më të mirë origjinale, duke iu besuar ndjeshmërisë së Marvin Hamlisch. Një tapet muzikor që na rrëmben totalisht, duke e bërë të besueshëm – siç vetëm në kinema mund të ndodhë – kalimin e tridhjetë viteve në vetëm nën dy orë. Paradigma e dashurive të vështira, ndërthurja perfekte midis marrëdhënies komplekse të Hubbell dhe Katie dhe tre dekadave të historisë amerikane.

Shkrimtar i pashëm dhe i pasur, jokonkluziv i upper class njujorkeze ai, hebreje pak tërheqëse dhe komuniste e flaktë ajo. Robert Redford dhe Barbra Streisand. Më të largët më nuk bëhet, dy këndvështrime në dukje të papajtueshme, që së dallgëzimet e shtrëngate preken, për t’u larguar sërish. Njihen në kolegj më 1939, dhe “nuk pëlqehen”, por menjëherë intrigohen.

Humben, afrohen, ndahen, ribashkohen dhe ndërkohë midis dhe sipër tyre rrëshket Nëntëqinda amerikane, përfshirë Gjahun e Shtrigave të Makartizmit, atë privim të pavarësisë intelektuale i cili është pikërisht kompromisi ku dy shpirtrat e tyre nuk do të dinë më të gjejnë njëri-tjetrin… Edhe pse një dashuri kaq e madhe do të mbetet e përjetshme, si notat e ‘The Way We Were’…

Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Cila ka qenë kënga më e famshme në vitet Gjashtëdhjetë?
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Fatos KOLA – “Mitikja dhe magjikja në veprën piktorike të Sadri Ahmetit”
Next Article Macja që jeton në Hagia Sofia, një yll i vërtetë në web
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?