GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar! – VOL. 4
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kult

3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar! – VOL. 4

By
GazetaTjeter
16/07/2020
6 Min Read
Share
SHARE

A jeni të gjithë gati për një mbrëmje tjetër me filmat më evokues të viteve shtatëdhjetë, tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë? (Këtu pjesa e parë, e dyta dhe e treta).

Pavarësisht nëse jeni kinofilë pasionantë apo doni thjesht të rijetoni një kujtim të bukur, sot lufta, dashuria, drama, komedia dhe muzika e shkëlqyeshme janë shijet që ne jemi munduar t’i përziejmë në mënyrën më të mirë për ju!

Forrest Gump (1994)

Vrapimi si një metaforë e jetës. Betejat për të drejtat civile, lufta në Vietnam, lëvizja Hippie, takimi me John Lennon, Watergate, HIV … janë të gjitha gjërat që ndodhin në jetën e Forrestit, që e përshkojnë atë në miliona hapat e tij, që nga lindja e deri në vitin 1981, vit kur e takojmë të ulur në një stol në stacionin e autobusëve. Midis Candid të Voltaire dhe mitit të Noble savage të Rousseau është ai, Forrest Gumpi i Robert Zemeckis i cili, i mishëruar në fytyrën përjetësisht fëminore të Tom Hanks, na i ka hapur të dy sytë mbi faktin se sa mund të jemi të zotët e rrugës sonë, por edhe mbi vlerën e rezistencës përballë shtytjeve të fatit. Një paradoks, por mbase jo shumë:

Lexo më shumë

Billy Preston – “Beatles i pestë” që i dha jetë muzikës botërore
Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Cila ka qenë kënga më e famshme në vitet Gjashtëdhjetë?

“Nuk e di … Nëse secili kemi fatin tonë ose nëse të gjithë jemi transportuar rastësisht vërdallë si një fllad … Por, besoj unë, mund të jenë dyja gjërat. Ndoshta të dyja ndodhin në të njëjtën kohë ”

Ato që drejtojnë të gjithë ekzistencën e Forrestit janë – siç ndodh shpesh – simbolet femra; një far në nisje (nëna, një Sally Field shumë e guximshme) dhe një port mbërritjeje (këtu vuajti shumë, nën interpretimin e shkëlqyeshëm të Jenni nga Robin Wright). Për ta shoqëruar nga një skaj në tjetrin kemi kolonën zanore të një jete: The Byrds, Elvis, Aretha Franklin, Jimi Hendrix, The Doors, The Mamas & the Papas, Creedence, Simon & Garfunkel, Jefferson Airplane, Doobie Brothers, Pete Seeger, Lynyrd Skynyrd, Fleetwood Mac, Bob Dylan, Buffalo Springfield, Jackson Browne… Pa harruar atmosferat e ëmbla dhe të magjepsura të pjesëve të shkëlqyera instrumentale të firmosura nga Alan Silvestri.

__________________________________________________________________________

Apocalypse Now (1979)

Këtu Vietnami është shumë më tepër se një luftë, është më shumë vetë thelbi i konfliktit të brendshëm që copëzon qeniet njerëzore. Në atë që është një nga filmat më të mëdhenj të Francis Ford Coppola – i frymëzuar nga romani ‘Heart of Darkness’ nga Joseph Conrad – nuk ka heronj dhe anti-heronj, ashtu si në njëzet vitet e vrullshme që copëtuan ndërgjegjen amerikane. Midis aureolës mistike të kolonelit Kurtz të Marlon Brando dhe nervave të kapitenit të parë të Willard të Martin Sheen, ndodhet super-çmenduria e kolonelit Kilgor (Robert Duvall), e cila hyri në historinë e kinemasë midis batutës së napalmit dhe skenës të Valkyries. Një film par excellence, që brenda tij ka këngë shumë të gjalla, himne të të rinjve të kohës si (I cant’ get no) Satisfaction e Stones apo Surfin Safari nga Beach Boys, shpeshherë të kthyera në një sfond të kundërt. I paharrueshëm edhe inciti i shkëlqyer ëndërrimtar, i përcjellë nga shënimet tjetërsuese të ‘The End’ të Doors.

__________________________________________________________________________

Dirty Dancing (1987)

“Dirty Dancing” pavarësisht titullit mëkatar në realitet është pak më shumë sesa një përrallë e bukur, kufiri midis së mirës dhe të keqes, të drejtës dhe të gabuarës, në vend të kësaj shtyhet në thelbin e tij më linear. Cilët janë atëherë ato përzierje që e kanë bërë këtë film stinor një kult që shihet dhe rishihet prej më shumë së 30 vjetësh nga çdo gjeneratë e rë vajzash (dhe jo vetëm, pranojeni!) derisa në mësimin përmendësh të çdo batute? Para së gjithash, identifikimi i lehtë i ëndrrës së dashurisë së çdo adoleshenti, pastaj kontrasti – gjithnjë fitimtar – midis vajzës së mirë të një familje të mirë plot ideale dhe “djalit të rrugës”, të mishëruar në bukurinë mashkullore dhe engjëllore të Patrick Swayze. Themelore më pas ambjentimi në përrallat e mrekullueshme të viteve gjashtëdhjetë të atij fenomeni, aq në modë në revival-ët e viteve 80, që i mundësonte që shumë kolonave zanore të transportoheshin me me një nonchalance të përsosur nga atmosferat e kohës së treguar (‘Be my Baby’ delle Ronettes, ‘Cry to Me’ di Solomon Burke, ‘Stay’, ‘Love is Strange’, ‘You don’t Own Me’…) tek ato më të kohës, që ilustrohen nga pjesë ikonike siç janë ‘Hungry Eyes’ e Eric Carmen apo ‘(I’ve Had) The Time of My Life’, në “Happy ending” madhështor të filmit.

Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Nga Denion Ndrenika, Nju Xhersi – Lamtumirë!”, them i Pari”…
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Formula 1/ Aston Martin: Me Vettelin për të mposhtur Ferrarin
Next Article Papagalli mund 21 studentë të Harvardit në lojën me tre këmbana
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?