GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar – VOL. 2
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kult

3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar – VOL. 2

By
GazetaTjeter
09/07/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Ja një tjetër seri (këtu pjesa e parë) e sugjerimeve vintage, sepse pas përplasjeve në Netflix hera-herës nevojitet një strehë e sigurtë… Rishikimi i një filmi të vjetër me sy të ri, duke shijuar me vetëdije më të madhe edhe aspektet muzikore të cilat shpesh nuk llogaritet nga shikimi i parë. Dhe ka diçka për të gjithë!

Trainspotting (1996)

Nga romani i Irvine Wellsh në 1993 me të njëjtin titull, Danny Boyle nxjerr kryeveprën e tij të parë. Me të zhytemi në abiset e Edinburgut të viteve Nëntëdhjetë, në një zbritje të rrëshqitshme drejt varësisë nga droga që tërheq pas saj miqtë, afeksionet, vlerat në ekstremitetet më degraduese dhe të bezdisshme. Një jetë underground saktësisht po aq nëntokësore dhe viscerale është kolona zanore e filmit, që na shoqëron nga dorëzimi fillestar i Mark Renton (Ewan McGregor) ndaj heroinës deri në arratisjen drejt një tjetër dorëzimi: atë ndaj të të çmendurit dhe hipokritit normalitet aq të turpshëm, familjen e lumtur dhe “TV e leshit” përfshirë. Kalohet nëpër Iggy Pop, Lou Reed, Blur, Pulp, Elastica … deri në monologun e famshëm përfundimtar (“Zgjedh jetën”), po aq të tronditës sa edhe ‘Slippy Born’ i Underworld. Fjalë shprese, në sipërfaqë. Por kujdes, sepse bëhet fjalë për një finale në ngjitje, asgjë nuk ka marrë fund. Një finale e hapur pa asnjë ulje.

__________________________________________________________________________

Lexo më shumë

Billy Preston – “Beatles i pestë” që i dha jetë muzikës botërore
Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Cila ka qenë kënga më e famshme në vitet Gjashtëdhjetë?

Pretty Woman (1990)

Përralla moderne ndryshë thënë, perfeksioni i çiftit Julia Roberts/Richard Gere që nuk lodhesh kurrë së pari… Është “vetëm” një komedi romantike por spontaniteti i saj – plotësisht komplementar me sharmin e tij – i jep një quid më shumë filmit. Kolona zanore është aq e përsosur sa edhe e larmishme: hiti botëror i Roy Orbison në vitin 1964 që i jep titullin filmit dhe ndonjë ekstrakt nga ‘La Traviata’ e Verdit alternohen me zërin grintoz të Natalie Cole, janë inkursionet e Robert Palmer, David Bowie dhe madje edhe të Red Hot Chili Peppers, deri në klimax-in mbi shkallët e emergjencës, e kurorëzuar nga ‘It Must Have Been Love’ e Roxette. Për të përzier gjithçka, disa pjesë instrumentale origjinale të James Newton Howard, përfshirë love theme “He Sleeps”, e luajtur në piano dhe e inspiruar nga ‘Racing in the Street’ e Bruce Springsteen.

__________________________________________________________________________

American Graffiti (1973)

Në vitet ’70, kur bota perëndimore tronditej nga protestat, korrupsioni politik dhe kriza ekonomike, nëpër ekrane shkëlqente revival e shkujdesjes së Fifties dhe e bënte si padrone në një telefilm simbolik si ‘Happy Days’ (1974). Ron Howard, kuqalashi i paharrueshëm dhe Richie Cunningham i TV, shfaqej vetëm një vit më parë midis protagonistëve të ‘American Graffiti’, një perlë e George Lucas. Gojëmjaltë apo drive-in? Kolegj apo shërbim ushtarak? Këtu çdo zgjedhje, nga më banalja tek ajo që mund të të shënjojë jetën, përmblidhet në një natë të ngrohtë të vitit 1962, dhe heronjtë Rock’n’Roll janë të gjithë: nga Beach Boys te Platters, nga Buddy Holly te Bill Haley & The Comets… Një nga filmat që nënvizon më shumë se si formësimi i të rinjve ndikohet gjithmonë nga një lloj metronomi muzikor, gjeneratë pas gjenerate. Për t’u kujtuar është edhe interpretimi i Richard Dreyfuss dhe Harrison Ford, përveç homazheve radios – besnike të bashkëshoqëruar me dashuri dhe dhimbje – e mishëruar në kasetën e DJ Wolfman Jack.

Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Nga Denion Ndrenika, Nju Xhersi – Lamtumirë!”, them i Pari”…
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article 1965-Sigurimi i Shtetit: “Martin Camajn e duan amerikanët, ta përbaltim si bashkëpunëtor të Sigurimit”
Next Article 1965 – Sigurimi i Shtetit: “Martin Camaj na e bëri me hile, por e dyshonim”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?