GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 25 mesfushorët qendrorë më të mirë në botë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

25 mesfushorët qendrorë më të mirë në botë

By
GazetaTjeter
10/04/2024
23 Min Read
Share
SHARE

Mbulojnë zonën më nevragjike të fushës. Nga ata varet ekuilibri mbrojtës dhe zotësia për të krijuar lojë për sulmuesit, duke diktuar ritmin e aksionit, duke ngadalësuar kur nevojitet për të marrë frymë dhe duke përshpejtuar kur duhet. Gjatë viteve në këtë pozicion kanë luajtur futbollistë nga më të rëndësishmit në botë. Nëse nuk është kuptuar ende, po flasim për mesfushorët qendrorë, rol që mbulohet nga lojtarë me karakteristika krejt të ndryshme tekniko-taktike midis tyre. Ka nga ata që janë pak më mbrojtës dhe nga ata që janë më sulmues, ka nga ata që janë më kreativë dhe të tjerë që janë më fizikë.

Jemi përpjekur të përzgjedhim 25 mesfushorët qendrorë aktualë më të mirë në botë, duke marrë në konsideratë edhe anësorë si dhe mesfushorë sulmues (ata që vështirë se përshtaten me një pozicion anësorë të fushës). Si të gjitha renditjet, ka nga ata që do të pajtohen, dhe shumë të tjerë që do të jenë kundër. Po, sepse kjo është një listë krejtësisht subjektive.

25. Khephren Thuram

Jemi paksa të gjithë në pritje të kapërcimit të madh, i cili nuk duhet të vonojë shumë. Kushtet për një karrierë të nivelit të lartë sigurisht janë të gjitha për Khephren Thuram. Ka gjak italian, pasi ka lindur në Reggio Emilia. Djalë arti (babai i tij është Lilian Thuram), si dhe vëllai i Markus (aktualisht qendërsulmues i Interit).

Karakteristikat e tij janë ato të një mesfushori vrapues, të përgatitur fizikisht dhe me aftësi të mira teknike. I zoti në lojën ajrore dhe në diktimin e kohëve të lojës për skuadrën. Ndër më të mirët klas 2001 të pranishëm në Evropë.

24. Dominik Szoboszlai

Gjithmonë prej tij pritet diçka më shumë. Një yll i dalë vitet e fundit me fanellën e Salzburgut, konfirmohet si një lojtar i nivelit të lartë në Bundesligë me Leipzigun përpara se të kalonte në Liverpool në verën e vitit 2023 për 70 milionë euro.

Te Reds gjen vazhdimësi. Një nga karakteristikat kryesore të tij është aftësia balistike. Nuk janë të rrallë golat e tij nga distanca dhe nga pozicione jokomode për gjuajtje në portë. Megjithatë, ende, ndoshta, nuk e ka bërë përfundimisht kapërcimin në cilësi. Por sidoqoftë është ende një 2000, koha është në anën e tij.

23. Mateo Kovacic

Emri i tij mund të bëjë ndonjë të rrudhë hundët e megjithatë katër Champions League, katër Superkupa Evropiane dhe katër Botërorë për Klube nuk fitohen rastësisht. E mbi të gjitha, nuk luhet rastësisht për klube si Inter, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City.

E gli infortuni non hanno sicuramente aiutato Mateo Kovacic ad esprimersi al meglio con continuità.

Por edhe dëmtimet sigurisht që nuk e kanë ndihmuar Mateo Kovaçiç të shprehet më së miri me vazhdimësi.

Por kroati është një nga mesfushorët evropianë më të aftë në fushë të hapur përsa i përket progresit me top në këmbë. I pajisur me teknikë të shkëlqyer individuale, nuk i lë pas dore as ndërhyrjet vendimtare, madje as në fazën mbrojtëse, të cilat shpesh i mundësojnë ta shndërrojë aksionin nga mbrojtës në sulmues brenda pak sekondave.

22. Bruno Fernandes

Për vite e mbajti i vetëm në këmbë Manchester Unitedin. Në dy vitet e fundit shifrat (realizuese) kanë rënë paksa, por cilësitë e tij s’mund të vihen aspak në dyshim. Portugezi është një lojtar me fleksibilitet të bujshëm taktik, mund të luajë si mesfushor sulmues, si mesfushor qendror por edhe si anësor.

Sigurisht si mesfushori sulmues Bruno Fernandes ka treguar karakteristikat e tij më të mira: aftësinë për të vertikalizuar, atë për të gjuajtur me saktësi nga distanca dhe për t’i dhënë ekuilibër skuadrës, kjo e fundit është një karakteristikë shumë e rëndësishme ditët e sotme, ku trajnerët shpesh heqin dorë madje edhe nga një sulmues i mirëfillte vetëm për të mos humbur një njeri në fazën mbrojtëse.

21. Alexis Mac Allister

Kanë qenë të shumtë ata që Alexis Mac Allister e zbuluan vetëm me rastin e Botërorit të Katarit 2022, të fituar nga Argjentina e tij. E megjithatë, mesfushori ka qenë një nga shtyllat më të rëndësishme të Brighton para dhe pas ardhjes së Roberto De Zerbit. Një futbollist i gjithanshëm, taktikisht i kudondodhshëm. Një 10 i aftë edhe si 8. Pjesërisht mesfushor sulmues dhe pjesërisht mesfushor gjysmëanësor, me atë karakteristikë që di të diktojë kohët dhe ritmet e aksionit si një fantazist i vërtetë.

Ndër karakteristikat e tij është edhe gjuajtja nga distanca dhe aftësia për të luajtur me shikimin gjithnjë të kthyer kah portës kundërshtare. Te Liverpool i ka konfirmuar aftësitë që zotëron.

20. Enzo Fernandez

Për ta marrë në skuadër, në dimrin 2023, Chelsea investoi mbi 100 milionë euro. Një nga protagonistët e fitores në Botërorit të Argjentinës, pavarësisht një roli fillestar si mbështetës. Ndoshta vlerësimi i tij është i tepruar, por vështirë të kundërshtohen cilësitë e Enzo Fernandez.

Mesfushori klas 2001 është më shumë një ndërhyrës sesa një fantazist, i aftë për të thyer manovrat kundërshtare, që di të krijojë rreziqe për kundërshtarët kur e ngre lart skuadrën dhe gjendet midis lojtarëve sulmues.

19. Rodrigo de Paul

Kemi patur fatin ta shihnim për disa vite në Serie A. Mirëpo asnjë big nuk arriti rikonfirmimin me Udinesen aso kohe dhe kaloi te Atletico Madrid më 2021 për vetëm 35 milionë euro. Një shifër gati qesharake për një lojtar me cilësitë dhe karakteristikat e tij.

Më të mirën e tij e jep si mesfushor gjysmëanësor. Ka një aftësi të mirë dribluese dhe vertikalizimi, duke siguruar pasimin e fundit për shokët. Fiziku i mundëson të jetë i rëndësishëm edhe në fazën mbrojtëse, ku mund të shtojë “zemërimin” e tij konkurrues më se miri. Rodrigo de Paul është një nga mesfushorët më të nënvlerësuar nga profesionistët.

18. Ilkay Gundogan

Jemi pothuajse të sigurt (por mund të heqim pa pikë frikë edhe atë “pothuajse”) që Ilkay Gundogan do të nisë një karrierë të shkëlqyer si trajner pasi të ketë vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, pas disa vitesh.

Gjermani, që ka fituar dy herë Bundesligën me Borussia Dortmund, ka qenë blerja e parë e Pep Guardiolës si trajner i Manchester Cityt më 2016. Trajneri spanjoll e ka përkufizuar si një nga lojtarët më inteligjentë dhe më të mençur. Protagonist i tripletës Citizens përpara transferimit në Barcelonë ku menjëherë fitoi një rol drejtues në formacionin blaugrana.

17. Lucas Paquetà

Te Milani nuk pati kohë dhe mundësi për të shprehur cilësitë e tij, ndërsa fillimisht te Lyon e më pas te West Ham, mesfushori brazilian shpalosi të gjithë repertorin e tij. Lucas Paquetà është një përzierje mes një mesfushori sulmues dhe një mesfushori anësor sulmues me cilësi të shkëlqyera teknike dhe me një vizion të mirë të lojës.

Nuk është lojtari për t’u mbështetur në fazën mbrojtëse, por që nga mesfusha kundërshtare mund të jetë vendimtar me të majtën e tij.

16. Federico Valverde

Mesfushor box to box, një nga ata që – shpeshherë si mesfushor gjysmëanësor – janë të zotë të luajnë nga zona në zonë, që vihen në dukje në fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Federico Valverde është një lojtar dinamik, i shpejtë dhe me cilësi të shkëlqyera teknike.

Shpesh ka qenë i detyruar të luante si anësor sulmues për shkak të trafikut në mesfushë te Real Madrid. Mëkat të lihej në pankinë, kështu që ja dhe zgjidhja për ta pasur gjithsesi në fushë.

Ashtu si de Paul, është një nga mesfushorët më të nënvlerësuar nga media dhe profesionistët. Në këtë rast, faji, nëse mund ta përkufizojmë kështu, është i lojtarëve si Modric dhe Kroos, të cilët edhe me kalimin e viteve kanë qenë në qendër të vëmendjes, duke lënë në hije shumë talente në Madrid.

15. Joshua Kimmich

Konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por nëse analizojmë karrierën e tij, shpesh e gjejmë të rreshtuar si mbrojtës i djathtë ose si qendërmbrojtës. Por roli i tij origjinal është ai i mesfushorit, për të bllokuar kundërshtarin që i pozicionohet përballë mbrojtjes dhe filtrues i manovrave sulmuese kundërshtare, apo për t’i dhënë skuadrës ekuilibër atëherë kur dy mbrojtësit anësorë ngjiten më lart, duke mbrojtur dy qendërmbrojtësit.

Ndër karakteristikat e tij gjejmë aftësinë për të dribluar, në gjatësi dhe në zona të vogla, si dhe vizionin e lojës. Me kalimin e viteve është përmirësuar më tej në këndvështrimin mbrojtës.

14. Leon Goretzka

La trasformazione di Leon Goretzka da giocatore esile a prestante calciatore lo ha aiutato a diventare uno dei centrocampisti più imponenti al mondo.

Transformimi i Leon Goretzka nga një lojtar i vogël në një lojtar të fuqishëm e ka ndihmuar të bëhet një nga mesfushorët më imponues në botë.

Futbollisti i kombëtares gjermane sigurisht nuk është një nga lojtarët më teknikë në botë, por ai është cinik dhe efektiv. Një rikuperues i shkëlqyer i topit dhe edhe i aftë për të hyrë në zonën e kundërshtarit, edhe pse e bën me masë. Në një moshë gati 30 vjeçare ka arritur pjekurinë e tij futbollistike.

13. Frankie de Jong

De Jong-ut iu ka dashur të kapërcejë ulje-ngritjet tipike të të qenit një lojtar i Barcelonës. Mesfushori holandez ka ditur të përballojë presionin dhe ka një talent të rëndësishëm, mjaftueshëm sa për t’i bërë tifozët kërkues të Camp Nou të dashurohen me të.

Mesfushori i Barçës është një futbollist proaktiv në fazën e posedimit të topit, por di të jetë i dobishëm edhe në fazën mbrojtëse, duke luajtur herë pas here edhe si qendërmbrojtës. Atletizmi i tij i mundëson të zhvillojë një vrap të shkëlqyer dhe të jetë gjithmonë në qendër të aksionit, në të dyja fazat e lojës.

12. Martin Odegaard

Real Madridi nuk besoi sa duhet te Martin Odegaard. Pasi e mori nga një klub norvegjez, e huazoi vërdallë nëpër Evropë mes Heerenveen, Vitesse dhe Real Sociedad. Në tokën baske ka konfirmuar se është një talent gati për të shpërthyer, aq sa e bindi Arsenalin që ta merrte fillimisht në formë huazimi dhe më pas përfundimisht për 40 milionë euro.

Mesfushori sulmues danez është kthyer në një gur themeli të skuadrës së drejtuar nga Arteta ku ka pasur mundësinë të nxjerrë në pah cilësitë e tij teknike dhe dribluese.

11. Hakan Calhanoglu

Si fantazist Hakan Calhanoglu po përjeton një rini të dytë. Mesfushori turk ka përjetuar një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij me Bayer Leverkusen, por duke humbur kërcimin në cilësi te Milani. Më 2021 u transferua te Interi dhe Simone Inzaghi e transformoi atë në një regjisor (një përpjekje, për hir të së vërtetës, e bërë edhe më parë – por pa sukses – nga Giampaolo te kuqezinjtë) dhe këtu fillon rilindja e turkut.

Numri 10 aktual i nerazurrëve bëhet për pak kohë një nga fantazistët më të rëndësishëm në skenën e futbollit evropian me cilësitë e tij dribluese, vertikalizuese dhe të vizionit për lojën.

10. Nicolò Barella

Mesfushori këmbëngulës italian u bë i njohur gjatë mbretërimit të Antonio Contes te Inter, kur nerazzurrët arritën të fitonin Scudetton më 2021, e duke i dhënë kështu fund mbretërimit (pothuajse) dhjetëvjeçar të Juventusit.

Mesfushori sard ka vazhduar të luajë si mesfushor i djathtë në linjën prej pesë lojtarësh edhe me ardhjen e Simone Inzaghit, duke e ngritur edhe më tej stekën. Në fushë nuk kursehet kurrë, duke dhënë gjithçka ka dhe – hera herës – edhe duke shënuar gola shumë të rëndësishëm. Nicolò Barella është kështu një idhull i tifozerisë interiste.

9. Eduardo Camavinga

Mund ta quajmë fenomen. Ngjitja e tij në futbollin që ka rëndësi dukej e pashmangshme pas paraqitjece si lider absolut kundër Paris Saint-Germain që kur ishte vetëm 16 vjeç. Asnjëherë më parë nuk ishte parë një lojtar kaq i ri të dominonte në mesfushë me skuadrën parisiene.

Për t’ia blerë shërbimet e talentit francez mendoi (si zakonisht) Real Madridi dhe edhe këtu – në pritje të radhës – i pushtoi të gjithë. Me të majtën e tij bën atë që dëshiron dhe është një burim taktik për Ancelottin, i cili mund ta përdorë herë si mesfushor e herë si mbrojtës të majtë. Është i destinuar për t’u bërë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

8. Gavi

E pamundur të mos përfshihet klasi 2004 Gavi në këtë renditje. Dëmtimi që e rrëzoi KO mesfushorin spanjoll përgjatë gjithë sezonit nuk mund të na bëjë të harrojmë cilësinë e lojtarit të Barcelonës.

Mënyra e tij e lojës krahasohet me atë të Xavit. Dhe kjo tashmë është një kartvizitë e shkëlqyer. Ashtu si ish numri 6 i Barçës, ka cilësi shumë të shkëlqyera teknike, të kombinuara me aftësinë për t’u vendosur dhe shkathtësinë me top ndër këmbë. E ardhmja – por edhe e tashmja, sapo të kthehet në dispozicion – është në duart e tij (apo në këmbët e tij).

7. Declan Rice

L’Arsenal l’ha scelto come colpo di mercato dell’estate 2023 per compiere il salto di qualità e ritentare l’assalto alla Premier League. Cresciuto tra Chelsea e West Ham, è diventato un perno degli Hammers nonché capitano, dopo l’addio di Noble. Con i londinesi ha vinto la Conference League.

Arsenali e përzgjodhi si goditjen e merkatos së verës 2023 për të bërë një hap më tej në cilësi dhe për të tentuar sërish sulmin në Premier League. I rritur mes Chelsea dhe West Ham, është shndërruar në një lojtar kyç te Hammers si dhe kapiten pas largimit të Noble. Me londinezët ka fituar Conference League.

Gunners-at për të investuan 116 milionë euro, blerja më e shtrenjtë në historinë e Arsenalit (dhe e dhjeta më e shtrenjta e të gjitha kohëve). Declan Rice kombinon aftësi të rëndësishme në fazën e mbrojtjes (falë shpirtit të sakrificës, fizikut dhe leximit të lojës) me kundërsulmet, veçanërisht gjatë rasteve të lojës nga vendi, ku bëhet një nga rreziqet kryesore në zonën e kundërshtarit.

6. Toni Kroos

Një këshillë: nuk mund t’i jepet Toni Kroos as edhe një centimetër hapësirë ​​me topin në këmbë. Do t’ju copëtojë. Mesfushori elegant gjerman luan në nivele shumë të larta prej më shumë se dhjetë vjetësht dhe te Real Madrid ka formuar vitet e fundit bashkë me Casemiro dhe Modric një nga treshet më të forta të mesfushës që është parë ndonjëherë në një fushë futbolli.

Por tashmë, duke pasur parasysh moshën e tij të avancuar, Kroos po kalon në një fazë rënieje të karrierës së tij, por deri më sot e ka kompensuar me eksperiencën dhe vazhdon të jetë një gjë e bukur për t’u parë në mesin e fushës. Me siguri do të kujtohet si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij dhe akoma edhe sot është një nga mesfushorët qendrorë më të mirë në botë.

5. Pedri

Krahasimet janë të gjithanshme, por ngjashmëritë janë shumë të dukshme për t’u injoruar: Pedri është pasardhësi natyral i Andrés Iniesta-s.

Ngjitja e yllit të djaloshit spanjoll për në majat e futbollit ka qenë e shpejtë. Në pak kohë kaloi nga secunda division me Las Palmas, në një rol titullari te Barcelona.

Pedri është një gjeni, me dhe pa top. Di të zërë dhe të mbulojë hapësirat e duhura, di të menaxhojë topin si pak të tjerë e mbi të gjitha luan për skuadrën. Ky i ri spanjoll është një talent i brezit të tij dhe është tashmë një nga mesfushorët qendrorë më të mirë në botë.

4. Rodri

Heroi i Manchester City-t. Ai që shënoi golin vendimtar në finalen e Champions League kundër Interit. Megjithatë, goli bën për tij. Apo më ndryshe thënë, nuk është ndër detyrat e tij kryesore. Po flasim për një mesfushor mbrojtës me një fizik imponues dhe me cilësi të shkëlqyera të lojës në ajër.

Nuk është rastësi që Rodri mund të luajë edhe si qendërmbrojtës. Me fizikun e tij nuk ka frikë nga duelet me kundërshtarët në mesfushë dhe ka aftësi të shkëlqyera bllokuese. Mesfushori që çdo trajner do të donte ta kishte për t’i dhënë ekuilibër skuadrës.

3. Luka Modric

Ishte ai që theu dominimin Leo Messi-Cristiano Ronaldo në fitimin e Topit të Artë. Pas eksperiencës te Tottenham, mori përdore mesfushën e Real Madrid-it.

Me klasin dhe teknikën e tij është i zoti të ndryshojë fatin e një ndeshjeje sa hap e mbyll sytë. Kroati ka qenë edhe figura kryesore e kombëtares së tij.

Vitet kalojnë, hapësira si titullar zvogëlohet, loja bëhet pak më e ngadalshme, por ai i kompenson të gjitha këto me eksperiencën e shumtë dhe mençurinë e madhe taktike, që të kombinuara me teknikën e shkëlqyer individuale e bën të jetë ende ndër mesfushorët qendrorë më të mirë në botë.

2. Kevin de Bruyne

Kevin de Bruyne është padyshim një nga mesfushorët më të mirë në botë. Belgu di të kombinojë ritmin dhe fuqinë me një cilësi teknike për t’u pasur zili, e cila e bën të jetë një mesfushor total. Rritja e belgut i detyrohet edhe ardhjes së tij në Manchester City dhe pranisë së një trajneri si Pep Guardiola, që e ka transformuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë së tij për ta bërë atë futbollistin më të mirë në Premier League.

Për të flasin edhe shifrat (dhe falë tyre fitoi rinovimin e fundit rekord). Ka ndryshuar mënyrën e interpretimit të rolit të mesfushorit, të numrit 8 klasik. Dhe janë të paktë ata që – deri më sot – mund të arrijnë performancën e de Bruyne.

1. Jude Bellingham

Jemi të gjithë dakord që Jude Bellingham vitet e ardhshme do të fitojë të paktën një Top të Artë. Talenti i tij është i pabesueshëm dhe pas paraqitjeve entuziaste të shfaqura me fanellën e Borussia Dortmundit ia ka arritur të konfirmohet, në mos të përmirësohet edhe më shumë, edhe me fanellën e Real Madridit.

Në një skuadër tashmë pa CR7 dhe Benzema, ka rindërtuar rolin e një nënte false apo të një mesfushori të avancuar. Duke bërë që Carlo Ancelotti të lançojë në majat më të larta duke ia përmirësuar edhe më tej karakteristikat e tij fizike dhe teknike.

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Eduard HALIMI – 5 argumente pse masa ndaj Sali Berishës është e paligjshme
Next Article Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?