…Ku mundësitë për të qenë viktimë e krimit janë minimale
Për të vlerësuar sigurinë e një shteti, gjëja e parë që duhet bërë është të shikohet shkalla e kriminalitetit. Vendet që mund të konsiderohen të sigurta në bazë të kritereve të shumta, në realitet mund të kenë shkallë kriminaliteti më të lartë nga sa mund të mendosh. Për këtë arsye, nivelet e ulëta të krimit, në vetvete, janë të rëndësishme për t’u shqyrtuar, pasi ato ofrojnë informacion të vlefshëm. Duke parë kontekstin që krijojnë këto shkallë të ulëta të kriminalitetit, mund ta kuptojmë më mirë se si politika të caktuara arrijnë ta mbajnë nën kontroll nivelin e paligjshmërisë në një vend.
Jeni të interesuar? Patjetër që po. Vazhdojmë më poshtë pra, për të parë renditjen e vendeve me shkallën më të ulët të kriminalitetit në botë.
20. Malta
Malta ka një nga nivelet më të ulëta të kriminalitetit në rajonin e Mesdheut. Krime si vjedhja, dhuna dhe aktivitete të tjera të paligjshme nuk janë më të zakonshme në Maltë.
Besimi publik tek policia është relativisht i lartë në Maltë, me shumicën e popullsisë që ka një mendim pozitiv për forcat e rendit.
19. Kanada
Pavarësisht pranisë së zonave të mëdha urbane me popullsi të dendur, shkalla e përgjithshme e kriminalitetit në Kanada është e ulët.
Kanadaja ka një trupe efikase policore, që kontribuon në garantimin e sigurisë publike dhe në ruajtjen e rendit, si dhe ligje të rrepta për kontrollin e armëve.
18. Koreja e Jugut
Suksesi i Koresë së Jugut në garantimin e sigurisë publike, duke ruajtur edhe një shkallë të ulët kriminalitetit, vjen prej disa faktorëve.
Një zbatim efikas i ligjit, rregulloret e ashpra dhe të vlerat e forta shoqërore kontribuojnë në aftësinë e vendit për të kontrolluar dhe parandaluar krimin.
17. Kroacia
Shkalla e kriminalitetit është e ulët në Kroaci, ku krimi, dhuna dhe vandalizmi i raportuar janë ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian.
Trazirat sociale në vend janë të ulëta dhe njerëzit ndihen të sigurt në aktivitetin e tyre të përditshme, falë incidencës së ulët të aktivitetit kriminal apo çrregullimeve publike.
16. Sllovenia
Sllovenia ka një shkallë të ulët të kriminalitetit. Edhe pse mikrokriminaliteti, apo krime të vogla, është i pranishëm, bëhet fjalë përgjithësisht oër vjedhje xhepash nëpër zonat më të populluara.
Vendi është shtëpia e një prej kryeqyteteve më të vogla dhe më pak të populluara në Evropë, ku njerëzit mund të lëvizin pa frikën se do të jenë viktima të krimeve të rënda.
15. Gjeorgjia
Gjeorgjia është një vend me të ardhura të ulëta dhe me nivele kriminaliteti ekstremisht të ulëta. Shkalla e krimit në vend mbetet relativisht e qëndrueshme nga viti në vit.
Një sërë reformash të ndërmarra në Gjeorgji përgjatë 20 viteve të fundit kanë kontribuar në zhvillimin e vendit, duke e bërë atë një vend më të sigurt për të udhëtuar dhe jetuar.
14. Austria
Austria zotëron një nivel të lartë të infrastrukturës sociale dhe sigurimeve shoqërore dhe krenohet me një nga nivelet më të ulëta të kriminalitetit në botë.
Në Austria ka një sistem institucional dhe ligjor të mirëstrukturuar, ku shkalla e kriminalitetit është minimale që e bën Austrinë një nga vendet më të sigurta të Evropës.
13. Norvegjia
Në Norvegji krimet me natyrë penale janë jashtëzakonisht të ulëta, gjë që kontribuon në shkallën përgjithësisht të ulët të krimit në vend. Vjedhjet, grabitjet ose vandalizmat janë tashmë gjëra të rralla.
Burgjet e vendit janë institucione të vogla edukuese, me bazë në komunitet, të cilat përqendrohen në rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri.
12. Kina
Pavarësisht popullsisë së pafundtë, Kina ka një nga nivelet më të ulëta të kriminalitetit në botë. Politikat qeveritare dhe forcat e zbatimit të ligjit e mbajnë krimin në nivele shumë të ulëta në vend.
Vlerat shoqërore, normat kulturore dhe efektiviteti në qeverisje ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të ulëta të krimit në Kinë, pavarësisht numrit të madh të njerëzve që jetojnë aty.
11. Japonia
Ligjet për armët janë jashtëzakonisht të rrepta në Japoni, e cila ka një shkallë relativisht të ulët krimi. Në vend mbizotëron një ndjenjë të fortë komuniteti dhe bashkëjetese shoqërore.
Shoqëria japoneze është e begatë dhe stabiliteti politik i vendit është i lartë. Janë të pakta protestat e dhunshme që zhvillohen në Japoni.
10. Singapori
Në Singapori ekzistojnë ligje dhe dënime të rrepta, prej të cilëve kriminelët përballen me dënime shumë të ashpra.
Në Singapor, ekziston një rrjet i madh mbikëqyrjeje, në të cilin ndodhin rrallë krime të vogla si vjedhja e xhepave apo vjedhja në rrugë.
9. Luksemburgu
Luksemburgu është një vend me një rrezikshmëri mjaft të ulët kërcënimesh ao rreziqesh për sigurinë e një individi. Krimet e dhunshme, vjedhjet ose format e tjera të rrezikut për sigurinë personale janë të rralla.
Luksemburgu është një vend relativisht i pasur me një standard të lartë jetese, ndaj edhe kjo arësye mund të kontribuojë në shkallën e ulët të kriminalitetit në vend.
8. Danimarka
Në Danimarkë procedurat e parandalimit dhe ndërhyrjes së shpejtë janë të zakonshme dhe shkalla e kriminalitetit është e ulët. Vendi ka reputacionin e të qenit i sigurt dhe i mbrojtur.
Në Danimarkë ekziston një kohezion i fortë shoqëror dhe një nivel i lartë bashkëpunimi midis shkollave, klubeve rinore dhe policisë.
7. Islanda
Islanda ka ndër shkallët e kriminalitetit të dhunshëm dhe të krimeve kundër pronës shumë të ulëta të krahasuara me shumë prej fqinjëve të saj evropianë, duke bërë që në vend të mbizotërojë një normë shumë e lartë sigurie.
Në përgjithësi, janë shumë të pakta incidentet e sulmeve fizike, vandalizmit apo vjedhjes. Bashkëjetesa e fortë shoqërore dhe standardi i lartë i jetesës mund të jenë faktorë që kontribuojnë në këtë fenomen.
6. Estonia
Ndër vendet evropiane me më lart në këtë renditje, Estonia krenohet me një shkallë kriminaliteti në vend të gjashtë në botë.
Ligje dhe rregullore të forta, një pronësia e kufizuar armësh dhe një forcë policore aktive kontribuojnë në shkallën e ulët të kriminalitetit në vend.
5. Hong Kong
Në këtë rajon të veçantë administrativ të Kinës, ku shkalla e krimit është një nga më të ulëtat në botë, siguria personale është e lartë.
Besohet se faktorët kulturorë, siç është konformiteti, kontribuojnë në këtë indeks të ulët. Qeveria ka një qasje armiqësore ndaj krimit dhe parashikon dënime të rënda për të rriturit që kryejnë krime.
4. Tajvani
Krimi i dhunshëm është jashtëzakonisht i ulët në Tajvan, në vend të katërt të kësaj renditjeje. Vjedhjet janë të rralla, edhe pse pagat nuk janë veçanërisht të larta.
Shkalla e ulët e mikrokriminakitetit në Tajvan e bën atë një destinacion të dëshiruar për udhëtarët. Në fakt, bëhet fjalë për një vend ku shkalla e kriminalitetit është një nga më të ulëtat në botën e zhvilluar.
3. Emiratet e Bashkuara Arabe
Shkalla e ulët e kriminalitetit në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jetë për shkak të ligjeve dhe rregullave të ashpra. Vendi zotëron shumë mjete parandaluese për aspirtant kriminelët.
Siguria në Emiratet e Bashkuara Arabe është e dukshme në rrugë, ku një forcë policore proaktive ruan rendin. Në përgjithësi, niveli i sigurisë në vend është i lartë.
2. Zvicra
Gjerësisht e konsideruar si një nga vendet më të sigurtë në botë, Zvicra renditet e dyta në këtë listë. Vendi zotëron masa efektive për të garantuar rendin publik.
Aktivitetet kriminale si vjedhja, vandalizmi dhe dhuna janë relativisht të rralla në Zvicër, duke e bërë atë një shoqëri të qëndrueshme dhe një destinacion të sigurt udhëtimesh.
1. Katari
Në vendin e parë është Katari. Me shkallën më të ulët të kriminalitetit në botë, vendi mban një ambjent të sigurt si për vizitorët ashtu edhe për rezidentët.
Krahasuar me vendet e tjera, Katari ka regjistruar numrin më të ulët të paligjshmërive. Kjo tregon efektivitetin e parandalimit të krimit në Katar.
Artikulli është përgatitur nga bashkëpunëtorë të gazetatjeter.com
Burimet: (Gitnux) (Global Finance) (Time Out) (Business Insider) (ResearchGate)