GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 1985/“Nuk u bë qameti që vdiq ky”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Dossier

1985/“Nuk u bë qameti që vdiq ky”

By
GazetaTjeter
14/04/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Një prej detyrave funksionale të Sigurimit të Shtetit ishte edhe raportimi para udhëheqjes së Partisë së Punës për atë që flitej në popull. Zakonisht degët e punëve të brendshme në rrethe raportonin para sekretarit të parë vendor të komitetit të partisë ose për çështje ekonomike para kryetarit të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit. Mendimi i specializuar dërgohej në Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit dhe ky organ ia përcillte sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës ose sekretarit që mbulonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nëpërmjet këtij informimi, gjithnjë Partia e Punës ishte në dijeni të mendimit popullor kundër regjimit, të grupeve sociale që mendonin kundër, të problematikave të ndryshme për nga buronte pakënaqësia, etj. Informacionet në vite të ndryshme e në kohë të ndryshme tregojnë se shqiptarët gjithnjë nuk janë pajtuar me diktaturës dhe se mendimi kundër ka qenë gjithë i paprekur, ndonëse në vend vepronte diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës.

Pjesë nga deklarimet:

-“Po kështu, dy nga këta persona kur kanë mësuar mbi vdekjen e udhëheqësit, qeshnin vetë dhe me nxënësit e shkollës që qanin”.

-Gjatë datave 12, 13 dhe 14 1985, në rrethin tonë kanë qarkulluar këto parulla e komente armiqësore, me rastin e vdekjes së shokut Enver Hoxha: “Iku ai i madhi, tani do të vijë ndonjë kulak tjetër në udhëheqje dhe do të na vrasë natën në gjumë. Po ti pse qan, të vjen keq…”

Lexo më shumë

“Nata e Shën Bartolomeut” në Tiranë
Hitleri duhet të vdesë
Nga Kastriot DERVISHI – Si u vendos fashizmi në Shqipëri
Konferenca e Bujanit: 80 vjet më parë, kur kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Tuneli i arratisjes pranë Bllokut 1954/Si u vranë me tortura 4 të dënuarit me vdekje

-“Pse qani për Enver Hoxhën, ai ishte plak, pa vdiq”.

-Në kohën që bëheshin homazhet tek arkivoli i shokut Enver, një element që është në kontingjent, shtresë e mesme fshatare, me banim në qytetin e Vlorës, me arsim 8 vjeçar, me moshë 40 vjeç, është shprehur: “… Po ti qan, tregoji nënës se çfarë thotë televizori se ajo nuk dëgjon, unë nuk e kam hapur fare televizorin dhe ajo nuk ka parë gjë fare…”

-Në natën e datës 12.4.1985 nga këndi i emulacionit të lagjes “Uji i Ftohtë” para 15 ditësh është hequr një parullë ku shkruhej: “Marshon Shqipëria Socialiste”, po kështu para 10 ditësh është hequr fotografia e shokut Enver Hoxha dhe përsëri më datën 12.4.1985 natën është hequr fotografia e shokut Enver Hoxha…”

-“Punë e madhe që vdiq Enveri, sikur u bë qameti…Po e mori fuqinë ndonjë nga djemtë e tij do na marrin shpirtin si vetë Enveri”.

-“Pse qani për atë që ishte i vjetër”.

Kastriot DERVISHI – Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist
Jul Bonati, si u masakrua nga regjimi komunist në spitalin psikiatrik kleriku dhe studiuesi i njohur
Rezistenca antikomuniste/ Si u torturua Riza Dani dhe grupi i tij: “Në çorape gjenim thonj të shkulur”
Nga Kastriot DERVISHI – Atentati i 3 shkurtit 1944 para hotel ‘Dajtit’
Nga Luan MYFTIU – Puna e detyruar në Spaç
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ardit GJINALI – “Koha për të mposhtur frikën përmes një bashkimi të madh qytetar”
Next Article Red VARAKU – Thank you, Yuri Kim
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?