GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 15 minuta në ditë vlejnë më shumë se tre orë ecje: studimi i habitshëm
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shëndet

15 minuta në ditë vlejnë më shumë se tre orë ecje: studimi i habitshëm

By
Dardan MITROVICA
17/08/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Vetëm 15 minuta ecje e shpejtë në ditë mund të zvogëlojnë me 20%, rrezikun e vdekjes: e zbulon një studim i habitshëm

Contents
  • Ecja e shpejtë, më e mirë se ecja e ngadaltë? Pse ritmi ka më shumë rëndësi se kohëzgjatja
  • Një zbulim që mund t’i ndryshojë përgjithmonë zakonet tona

Mjaftojnë vetëm 15 minuta në ditë për të patur të njëjtat efekte si ato të mbi tre orë ecjeje. Çfarë? Jo vetëm një shëtitje e thjeshtë dhe e relaksuar, por ecje e shpejtë me një ritëm të shpejtë. Sipas një studimi të kohëve të fundit të botuar në American Journal of Preventive Medicine, ecja e shpejtë, qoftë edhe një çerek ore në ditë, shoqërohet me përfitime shëndetësore të krahasueshme me – dhe në disa raste edhe më të larta se – ato të orëve ecjeje së ngadaltë. Tani, s’na mbetet veçse të zbulojmë përse.

Ecja e shpejtë, më e mirë se ecja e ngadaltë? Pse ritmi ka më shumë rëndësi se kohëzgjatja

Le ta marrim gjërat hap pas hapi dhe t’ia nisim nga fillimi, duke thënë se mesazhi i studimit është mjaft i qartë: intensiteti i aktivitetit fizik mund të bëjë diferencën. Duke analizuar të dhënat e Southern Community Cohort Study – një studim i madh që ka ndjekur për gati 17 vjet rreth 85,000 persona, në pjesën më të madhe afrikano-amerikanë dhe me të ardhura të ulëta – studiuesit kanë zbuluar se 15 minuta ecje e shpejtë në ditë ulte me 20% rrezikun e vdekjes nga të gjitha shkaqet. Nga ana tjetër, më shumë se tre orë ecje e përditshme e ngadaltë kanë rezultuar me një ulje prej vetëm 4%.

Efekti i përgjithshëm ishte edhe më i theksuar në rastin e sëmundjeve kardiovaskulare karshi shkaqeve të tjera të vdekshmërisë, siç është kanceri.

Ndër të tjera, autorët e studimit theksuan edhe një detaj tjetër: shpejtësia e ecjes mund të jetë një tregues kyç i gjendjes fizike dhe shëndetit kardiovaskular, më i rëndësishëm se sasia e kohës së kaluar duke ecur. Nuk bëhet fjalë për të minimizuar përfitimet e shëtitjeve me ritëm të ngadaltë, por për të mësuar se për një impakt domethënës mbi jetëgjatësi, një hap i vendosur është një aleat i vlefshëm.

Një zbulim që mund t’i ndryshojë përgjithmonë zakonet tona

Puna e studiuesit që çuan përpara këtë studim është menduar hartuan për të mbushur një boshllëk në studimet mbi aktivitetin fizik, shpesh të zhvilluara mbi persona me të ardhura të mesme-të larta e të etnisë së bardhë.

Ndërsa duke u përqendruar mbi një kampion socioekonomik të ndryshëm, mundëson të zgjerohet kuptimi i efekteve të lëvizjeve në kontekstin e një jete më komplekse, ku mundësitë për të bërë sport të rregullt mund të jenë të kufizuara.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se hulumtimi ka disa limite: shpejtësia dhe kohëzgjatja e ecjes janë sjellë nga vetë pjesëmarrësit dhe për këtë arsye mund të ketë edhe pasaktësi.

Do të nevojiten padyshim studime të ardhshme me matje objektive për të konfirmuar rezultatet. Sidoqoftë, mesazhi praktik është i thjeshtë dhe i arritshëm nga të gjithë: edhe kush ka pak kohë mund ta përmirësojnë shëndetin duke i kushtuar një hapësirë të shkurtër kohore të përditshme një aktiviteti fizik më intensiv.

Edhe sepse vetë udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar ose 75 minuta aktivitet intensiv në javë. Ecja e shpejtë mund t’i përshtatet plotësisht këtyre udhëzimeve, duke përfaqësuar një zgjidhje të arritshme dhe totalisht falas për miliona njerëz.

Qoftë gjatë udhëtimit, apo gjatë një pushimi dreke, apo një shëtitje të shkurtër në mbrëmje, ato 15 minuta me ritmin e duhur mund të jenë një investim i vlefshëm afatgjatë për shëndetin. Nuk kushtojnë vërtetë asgjë dhe mund të bëjnë një diferencë të madhe, shumë të madhe për shëndetin tonë.

Të humbësh 1 kg në javë pa shumë kërkesa: përsërite këtë skemë derisa të bëhet zakon
Revolucioni i Shikimit: Shkenca zbulon çelësin për rigjenerimin e qelizave të syrit
Alzheimer, si të mbrojmë trurin: mjafton një gjest i thjeshtë, i përditshëm, për të ulur ndjeshëm rrezikun nga sëmundja e tmerrshme
5 shkaqe të zakonshme të shtimit të peshës papritur dhe të pashpjegueshme
Rregulli 7-11-4: për një zemër të fortë dhe jetë të gjatë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!
Next Article Qafë-Valmiri, 17 gusht 1949 – Dita kur Mirdita u gjunjëzua me gjak

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?