GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 11 Shtator 2001: 19 vjet më parë sulmi mbi Kullat Binjake
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

11 Shtator 2001: 19 vjet më parë sulmi mbi Kullat Binjake

By
Dardan MITROVICA
11/09/2020
4 Min Read
Share
SHARE

19 vjet pas sulmit që ndryshoi fatin e njerëzimit, kemi dëgjuar me qindra e qindra ekspertë, mijëra e mijëra dëshmitarë, kemi lexuar qindra e mijëra fletë, miliona rreshta dhe prapë, një pjesë e mirë e njerëzisë stepet, për të kuptuar shkaqet dhe arsyet e shembjes së Kullave Binjake.

Është 11 shtator 2001, në New York tashmë është mëngjes dhe qyteti është si gjithmonë në tejet i lëvizshëm. Këndej është pothuajse ora 3 pasdite kur nga Molla e Madhe mbërrin lajmi që do të ndryshojë fatin e njerëzimit përgjithmonë: dy aeroplanë janë përplasur ndaj Kullat Veriore dhe Jugore të World Trade Center (Qendrës Botërore të Tregtisë) në vijim të një sulmi terrorist fundamentalist.

19 vjet pas asaj dite makthi, ekspertët flasin, rrëfejnë dhe argumentojnë se çfarë e shkaktoi shembjen e të dy grataçelave dhe dëmet e tjera që pësuan ndërtesat aty afër.

Në Manhattan, ora shënon 8.46 kur fluturimi avioni AA11 i kompanisë American Airlines rrëmbehet dhe përplaset midis katit të 94 dhe 98 të Kullës Veriore të World Trade Center me një shpejtësi prej afërsisht 790 km/orë.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Për një çast shpërthen ferri: Amerika është nën sulm dhe e pambrojtur. Pjesa e sipërme e Kullës së Veriut mbulohet nga flakët. Lajmi fillon të bëje xhiron e botës. Flitet për përplasjen e një avioni, por është ende pa konfirmuar, mbase është një aksident.

Shtatëmbëdhjetë minuta pas atentatit të parë, në orën 9.03, avioni i i United Airlines 175 – me destinacion Los Anxhelos – përplaset në Kullën e Jugut me 950 km/orë duke e goditur atë ndërmjet katit të 77 dhe 85. Janë imazhe që transmetohen drejtpërdrejt nga të gjitha TV-të e botës.

Mosbesimi dhe terrori janë zotër. Brenda dy ndërtesave gjenden mijëra njerëz.

Ka nga ata që nuk kanë rrugëdalje dhe hidhen në boshllëk nga dëshpërimi. Një zjarrfikës do të humbasë jetën e tij pasi u godit nga një burrë që ishte hedhur nga njëra prej dy kullave.

Por tmerri nuk ka mbaruar. Në orën 9.33 një tjetër avion, American Airlines 77, përplaset në fasadën Perëndimore të Pentagonit: edhe selia qendrore e Mbrojtjes amerikane është gjithashtu në shënjestër të atentatorëve.

Kalojnë edhe gjashtëdhjetë minuta të tjera, është ora 9.46 e mëngjesit kur pasagjerët e avionit UA93, edhe ai i rrëmbyer nga një grup terroristësh, rebelohen dhe fillojnë një revoltë.

Objektivi ishte Shtëpia e Bardhë ose Kongresi, përfundimisht do të rrëzohet në Pensilvani.

Në orën 9.59, shtatëdhjetë e tre minuta pas përplasjes së avionit të parë në Kullën Veriore të World Trade Center, shembet Kulla e Jugut, duke përhapur një re të pluhuri të paparë ndonjëherë dhe mbeturinash që gllabërojnë gjithçka rreth e qark.

Në 10.28 shembet edhe Kulla e Veriut: Kullat Binjake papritmas janë vetëm një kujtim.

Atë 11 shtator humbën jetën pothuajse 3,000 njerëz të 90 kombësive të ndryshme, ndër të cilët 373 zjarrfikës, 71 policë dhe 265 pasagjerë që ishin në bordet e katër avionëve të rrëmbyer.

Mbi 6 mijë njerëz u shtruan në spital për dëmtimet e marra dhe të tjerët do të vdesin më vonë nga dëmtimet e shkaktuar nga pluhuri që mbyti qytetin në orët dhe ditët në vijim.

Mijëra të tjerë do t’u shkaktoheshin kancere apo sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Njëzet e katër persona rezultojnë ende të zhdukur.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Tralala zura një galë
Next Article Mësimi online është një katastrofë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?