GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 10 makinat më të mira hibride plug-in, modeli më i mirë dhe sa kushtojnë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mytech

10 makinat më të mira hibride plug-in, modeli më i mirë dhe sa kushtojnë

By
Dardan MITROVICA
12/10/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Çfarë është një makinë hibride plug-in? Cili është modeli më i mirë? Sa kushton? Këtu i kemi të gjitha përgjigjet plus një listë të makinave më të mira hibride plug-in

Që nga paraqitja e tyre, makinat hibride kanë korrur një sukses të madh në publik: natyra e tyre e dyfishtë e makinës elektrike dhe asaj me djegie përshtatetnë mënyrë të përkryer si për udhëtime të gjata ashtu edhe për trafikun qytetas, ku kalohet shumë kohë palëvizur.

Shumë pyesin se cilat janë makinat më të mira hibride plug-in në treg që duhen marrë në konsideratë për t’u blerë.

Makina hibride plug-in: çfarë është?

Lexo më shumë

Truku më i thjeshtë për të lidhur smartfonin me një rrjet Wi-Fi pa e njohur passwordin
Facebook vs TikTok: ja si mund të fitosh para nga ‘Story’ në FB
Çfarë mund të bëjë një haker me adresën tënde IP: rreziqet reale dhe si të mbrohesh
Babai i inteligjencës artificiale ngre alarmin: “Mund të na shkatërrojë brenda 30 vjetëve”
Pse nuk duhet të dërgosh mesazhe zanore në Whatsapp

Çfarë do të thotë makinë hibride plug-in? Ky përkufizim i referohet një automjeti që funksionon si me një motor normal me djegie ashtu edhe me një bateri elektrike, e cila rikarikohet përmes një prize.

Këto auto, të njohura edhe si PHEVs (Plug-in Hybrid Electric Vehicle) mund të rikarikohen si në shtëpi ashtu edhe përmes kolonave speciale të cilat, ndonjëherë, nuk kërkojnë shpenzime ekonomike dhe kostot e të cilave i ngarkohen administratave vendore.

Kohët e karikimit të baterive në makinat hibride plug-in janë të ndryshueshme, në varësi të llojit të baterive. Nëse pyesni se cilën makinë hibride të blini tani, më 2021, duhen patur në konsideratë karakteristika të ndryshme: nga koha e karikimit deri në kohën e funksionimit kur përdoret vetëm modaliteti elektrik.

10 modelet më të mira të makinave hibride plug-in

Duke marrë në konsideratë automjetet PHEV në treg, kemi përzgjedhur dhjetë modele nga të cilët mund të zgjidhej makina hibride plug-in më e mirë duke vlerësuar si kilometrat për të udhëtuar sa më gjatë në autonomi totale në modalitetin elektrik, ashtu edhe koston dhe llojin.

Në fakt, për të kuptuar se cila është makina hibride plug-in më e mirë në vetvete, nuk duhet të nënvlerësohen shijet dhe nevojat e çdo personi, individi ose që i përket një familje, që e përdor makinën për udhëtime të shkurtra ose të gjata.

1-Volkswagen Golf 1.4 Tsi eHybrid

Për ata që duan një berlinë me një dizajn modern dhe tërheqës, të përsosur si në kontekstet urbane ashtu edhe larg qyteteve, mund të marrin në konsideratë versionin hibrid plug-in të një makine të dashur dhe ndër më të kërkuar prej vitesh, Volkswagen Golf 1.4 Tsi eHybrid..

Me një kosto prej rreth 39,000 euro, ofron besueshmërinë e markës gjermane ndaj një motori hibrid me bateri elektrike që lejon një autonomi elektrike deri në 70 kilometra.

2-Mercedes Classe B 250 e plug-in Hybrid

Një tjetër produkt i admirueshëm gjerman është makina familjare Mercedes B-Class 250 dhe plug-in Hybrid, që është si Golfi, me një autonomi elektrike deri në 70 kilometra dhe një çmim duke nisur nga 51,000 euro.

3-Bmw 225xe Hubrid plug-in

Duke kaluan në një minivan me ndikim të sigurt estetik dhe karakteristika teknike befasuese, Bmw 225xe Hubrid plug-in njihet si një nga makinat plug-in më të mira: me një motor elektrik të pasme dhe një autonomi elektrike deri në 57 kilometra , ka një kosto duke filluar nga 39,000 euro për modelin bazë që me siguri do të tërheqë shumë njerëz.

4-Hyundai Tucson 1.6 Phev

Një model tjetër i përcaktuar si Sport Utility është ai i shumëkombëshes koreane Hyundai, Hyundai Tucson 1.6 Phev që me 62 kilometra autonomi elektrike dhe një kosto që fillon nga 44,000 euro ofron edhe një kambio me gjashtë shpejtësi dhe ecje me katër rrotat për të mos patur probleme në asnjë terren, në respekt të impaktit ambiental.

5-Suzuki Across

Duke folur gjithnjë për Sport Utility, është edhe japonezja 5-Suzuki Across me tërheqje integrale me të katër rrotat, me autonomi mahnitësi elektrike prej 75 kilometrash për një çmim bazë prej gati 57,000 euro.

6-Audi A3 Sportback Tfsi

Një tjetër bukuri për sytë që i takon makinave sportive është modeli gjigantit gjerman Audi: Audi A3 Sportback Tfsi është emri i automjetit hibrid plug-in të markës që ofron dy lloje motorësh hibridë me një autonomi elektrike prej 67 kilometrash dhe një kosto që fillon nga 40,000 euro.

7-Evoque P300e

Fuoristrada ndër më të famshme në botë, 4×4 Range Rover u lançua në versionin PHEV me emrin Evoque P300e: 68 kilometra autonomi elektrike e kombinuara me një dizajn të rafinuar dhe një nivel shumë të lartë komoditeti, të gjitha për një çmim që fillon nga 55,000 euro.

8-Cupra Formentor 1.4 e-hybrid

Crossoveri sportiv Cupra Formentor 1.4 e-hybrid, me 60 kilometra autonomi elektrike dhe një kosto që fillon nga 39,000 euro, ka një kambio automatik me gjashtë shpejtësi dhe një dizajn të rafinuar dhe aktual.

9-Toyota Rav4 plug-in

Midis SUV-ave, Toyota Rav4 plug-in e shtëpisë japoneze që e ka bërë hibridin një markë tregtare: me 75 kilometra autonomi elektrike dhe një çmim prej 55,000 për modelin bazë, është padyshim një xhevahir i markës Toyota.

10-Urban Suv Renault Captur E-Tech plug-in Hybrid

Interesant edhe Urban Suv Renault Captur E-Tech plug-in Hybrid, i cili me një kosto që fillon nga 33,000 euro (një nga më të ulëtët ndër modelet e ndryshme të vlerësuara këtu) ka një autonomi elektrike prej 65 kilometrash.

Instagram dhe Facebook, brenda muajit me pagesë
Kanada, ‘Stop’ aplikacionit kinez WeChat nga pajisjet qeveritare
Elon Musk lëshon alarmin: “Po kërcënohet njerëzimi”
Industria e shantazheve informatike
Edhe inteligjenca artificiale ka nevojë për gjumë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Vehap KOLA – A ulen çmimet nga ulja e taksave?
Next Article Nga Sebastian ZONJA – Kthim djathtas kah konservatorizmit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?