GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Zefina Hasani – Alketa pyete pak Grabockën, a je ti gruaja e parë që drejtove festivalin!?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kult

Zefina Hasani – Alketa pyete pak Grabockën, a je ti gruaja e parë që drejtove festivalin!?

By
GazetaTjeter
10/02/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Kur Alketa Vejsiu shpalli lajmin se do të ishte njëra nga prezantueset në Sanremo thashë me vete “Bravo”. Për mua s’ka fare rëndësi si shkoi. E deshi, e kish ëndërruar dhe ja doli. Ishin përpjekjet e veta personale dhe s’kish prekur asnjë fond e interes publik që të na shqetesonte në këtë drejtim. E pashë të shkëlqente mbi shkallët e skenën e Sanremos. Dukej magjike. Kaq! Pastaj e dija që s’do të më pëlqente, siç nuk më ka pëlqyer asnjëherë mënyra si ajo prezanton me elokuencën pa frena, pa mendim e pa ndjenjë. Pastaj më la me gojë hapur kur e uli ritmin për të deklaruar me rrokje të ndara qartë, pikërisht atë që s’duhej ta kish thënë fare, më të pavërtetën: se në gjithë historinë 58- vjeçare të festivalit në RTSH- së, çuditërisht, më në fund ja besuan asaj, një gruaje të vetme prezantimin dhe drejtimin artistik. Pas nervit që më shkaktoi kjo deklaratë, një ndjesi edhe më e keqe mu krijua nga monologu i saj përulës, që ajo kish marrë përsipër ta bënte në emër të gjithë shqiptarëve, të cilët (sipas mendimit tim) jetojnë tashmë në të tjera kohë e statuse dinjitoze, në Shqipëri, Itali e nëpë botë. Por s’do të kisha shkruar e komentuar as për prezantimin e as për monologun, sepse preferencat e ndjesitë janë shumë personale. Shumë të tjerëve ju ka pëlqyer Alketa në prezantim dhe shumë të tjerë e kanë gjetur veten në atë monolog. Ama s’rri dot pa shkruar për deklaratën e rreme që Alketa bëri, ndaj një institucioni publik, ndaj një festivali historik, që ashtu si dhe ajo e kemi dashur dhe e kemi ndjekur të gjithë. Kur e tha këtë deklaratë natën kur hapi festivalin e 58-të në RTSH, nuk reagova se thashë e ka lëshuar padashje. Por duke e thënë përsëri në Sanremo s’mu duk aspak lapsus, por frazë e menduar me qëllim dhe kështu gaboi rëndë, duke tjetërsuar historinë për t’u bërë interesante tek të huajt, që mahniten nga këto lloj historish, pa e pasur fare problem se kështu po e nxirrte Shqipërinë, drejtuesit, regjisorët dhe artistët në këtë vend, si patriarkalë e injorantë, kur në fakt edhe pse në një sistem të ndrydhur komunist kanë gjetur forma për të bërë art të bukur. Duke e shpallur në Sanremo, gafën me historinë, më bëri të nxjerr nga sirtari im, i gazetares së kulturës, faktet zyrtare të festivaleve ndër vite, ku shkruhet qartë se në vitin 1985, 1986, 1987, 1988, 1989 e mandej dhe në vitin 1991 Festivalin e RTSH-së e kanë prezantuar të vetme në skenë, pa asnjë partner burrë në krah- Yllka Mujo, Ema Ndoja, Luiza Xhuvani, Silvana Braçe, Ina Gjika dhe e fundit Rudina Magjistari. Në të gjitha herët regjisorja që ka bërë këtë zgjedhje skenike ka qenë Vera Grabocka.

Këto janë faktet. Kjo është historia që Alketa e mohoi me një frazë. Edhe nëse do të kishte përtuar t’i hynte leximit të historisë (ç’ka detyrimisht duhet ta bësh kur merr përsipër të flasësh publikisht) të paktën të kish pyetur mentoren e saj, atë që ka besuar e falenderuar gjithë jetën, derisa i erdhi dita të falenderonte Sanremon dhe Amadeusin. Me një frazë, ja hodhi poshtë punën edhe Vera Grabockës së saj. Duke harruar kështu se historitë dhe karrierat pesonale nuk bëhen duke tjetërsuar faktet e duke cënuar punën, kujtesën dhe pasionet që mund t’i kenë të forta po aq sa ajo edhe qindra e mijra të tjerë. Unë jam njëra nga ato, që kam nostalgjitë e mia për atë festival, që ashtu si dhe Alketa e dëgjoja pranë babit tim, që ç’nuk bënte për të më gjetur librat që publikoheshin pas festivalit. Ndaj mos e quani as xhelozi e as smirë këtë shkrim, por lexojeni si nervin e një ish gazetare kulture që po shkruan me fakte dhe të vajzës që do që ta ruaj të paprekur atë që shijonte dikur nga ekrani bardh e zi.

Billy Preston – “Beatles i pestë” që i dha jetë muzikës botërore
Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Cila ka qenë kënga më e famshme në vitet Gjashtëdhjetë?
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Gazi që helmoi qytetarët në protesta/ Zbardhet marrëveshja e dyshimtë. Si gënjeu Lleshaj
Next Article Poli HOXHA – Dy ‘Amerikat’ në Tiranë!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?