Një video me përmbajtje erotike është shpërndarë në rrjetet sociale dhe mediat online, ku një ndër dy protagonistët është Safet Gjici.
Në pamje shquhet kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe një femër, gjatë një akti intim që duket se është filmuar në zyrën e kreut të bashkisë.
Prokuroria e Posaçme ka nisur një procedim penal pas publikimit të pamjeve, që dyshohet se janë filmuar në datën 6 qershor rreth orës 16:00.
Ndërkohë që Safet Gjici, ka njoftuar dorëheqjen si kryekashkiak i Kukësit pas publikimit të videos.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se “ra pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”.
Më tej, pranon se “prej kohësh ka një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”, ndërsa shton se “sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth”.
“Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jetën kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve”, përfundon ai.
Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve. Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth. Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Kush e filmoi Safet Gjicin në zyrë?
Video që çoi në dorëheqjen e Safet Gjicit në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit është filmuar në datën 6 qershor, siç tregon data në këndin e poshtëm të planit. Pamjet mund të jenë xhiruar nga një kamera e fshehtë e vendosur në tryezën e dytë të kryebashkiakut dhe jo në tryezën ku ai ka kompjuterin dhe dokumentat e tij.
Nga video duket se pamjet lëvizin në momentin kur vajza afrohet në tryezën ku është vendosur kamera e fshehtë, ndërsa ajom pasi ka kryer seks oral i hedh sytë nga objektivi i kamerës, ç’ka ngre dyshime se është pikërisht ajo që e ka kryer filmimin.
Gjici tha se ka rënë “pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje” por në të njëjtën kohë ai thotë se “prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”. Video e plotë më poshtë: