Për shumë gra, lindja është një nga momentet më të lumtura të jetës së tyre, një moment në të cilin ndjehet lumturia ekstreme, në teori. Por në realitet, një në shtatë gra vuan nga depresioni post-partum. Kjo ndodh kur lumturia e nënës së re zëvendësohet nga problemet e shëndetit mendor. Bëhet fjalë për një gjendje mjekësore serioze dhe mjaft të përhapur prej të cilës shumë gra mund të kenë frikë ose të kanë turp ta pranojnë se e kanë.
Pra, për të luftuar stigmën e depresionit post-partum, le të mësojmë më shumë rreth kushteve që prekin kaq shumë nëna të reja. Ja çfarë duhet mësuar më shumë.
Çfarë është depresioni post-partum? – Depresioni post-partum është një formë depresioni që shfaqet pas lindjes së një fëmije. Personat e prekur nga kjo sëmundje përjetojnë lëkundje emocionale, të cilat nuk duhen lënë mënjanë.
Depresioni post-partum për burrat – Edhe partnerët e grave shtatzëna mund të preken po ashtu nga një lloj gjendjeje e quajtur depresioni post-partum paternal. Sipas vlerësimeve, rreth 10% e baballarëve në eksperiencën e tyre të parë përjetojnë simptoma të depresionit në vitin e parë pas lindjes.
Mund të prekë edhe prindërit jobiologjikë – Ndryshe nga sa besohet, depresioni post-partum mund të prekë edhe prindërit birësues dhe nënat zëvendësuese.
Baby blues – Baby blues manifestohet tipikisht si të qara të papritura që zakonisht qetësohen vetë. Në ndodhtë dryshe, depresioni post-partum duhet të trajtohet patjetër.
Nuk është si “baby blues” – I eksperimentuar nga 50-85% e nënave, bebe blues, apo maternity blues, zakonisht shfaqen brenda gjashtë javëve të para pas lindjes.
Cilat janë simptomat e depresionit post-partum? – Shumë gra ndihen të trishtuara, boshe, lunatike apo të lodhura dhe kjo mund të zgjasë me javë pas lindjes. Simptomat mund të jenë aq të rënda sa të ndërhyjnë në aftësitë normale të një personi.
Çrregullimet e humorit nuk shfaqen gjithmonë menjëherë pas lindjes – Simptomat mund të shfaqen pak javë pas lindjes, por ndonjëherë mund të shkojnë edhe deri në një vit. Më shpesh, ato shfaqen brenda tre muajve pas lindjes.
Terapia për depresionin post-partum – Nëse e kuptoni se keni simptoma të një depresioni post-partum, duhet të kontaktoni një profesionist të kujdesit shëndetësor sa më shpejt të jetë e mundur për të nisur trajtimin. Kjo mund të përfshijë medikamente, terapi dhe/ose grupe mbështetëse.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut për depresionin post-partum – Shkaku i saktë është i paqartë, por disa faktorë mund të kontribuojnë në depresionin post-partum.
Faktorët fizikë – Gjatë shtatzënisë, nivelet e estrogjenit dhe progesteronit janë më të larta se normalja. Disa orë pas lindjes, nivelet e hormoneve rikthehen në gjendjen e mëparshme. Ky ndryshim i papritur mund të shkaktojë një gjendje të vërtetë depresioni.
Faktorët emocionalë – Përjetimi i përvojave stresuese gjatë shtatzënisë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mundësinë për të patur një depresion post-partum. Të tilla si divorci, vdekja e një personi të dashur ose përballja me probleme financiare.
Faktorët gjenetikë – Studimet tregojnë ekzistencën e një predispozicioni gjenetik ndaj depresionit post-partum, veçanërisht nëse ka precedentë seriozë në historinë familjare.
Depresioni post-partum përfshin çrregullime të ndryshme të humorit – Depresioni post-partum mund të përfshijë çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor, si: depresion, ankth, sulme të panikut dhe shqetësime obsesive kompulsive.
Mungesa e gjumit mund të shkaktojë depresionin post-partum – Një gjumë i mirë gjatë natës është praktikisht i pamundur kur jetohet me një të sapolindur. Kjo është edhe arsyeja se përse mjekët insistojnë në terapinë e gjumit dhe pushimit për të trajtuar simptomat e depresionit post-partum.
Shumë gra që vuajnë me depresion post-partum mendojnë se janë të vetmet ato – Shumë gra me depresion post-partum supozojnë se të gjithë të tjerat po e përjetojnë amësinë si lojë fëmijësh. Por në realitet shumë gra i fshehin vështirësitë e tyre.
Dëgjojmë shumë për psikozën pas lindjes, por ajo është jashtëzakonisht e rrallë – Ndër çrregullimet më serioze që mund të prekin nënat e reja, është ajo që quhet psikoza pas lindjes. Nga një deri në dy gra në çdo 1000 vuajnë prej saj. E rrallë vërtetë, por edhe shumë e rrezikshme.
Nëse ke vuajtur nga depresioni pas lindjes më parë, mund të përgatitesh më mirë për një shtatzëni të dytë – Nëse ke vuajtur nga depresioni post-partum pasi keni lindur fëmijën e parë, atëherë mund të shërbejë për hartimin e një plani veprimi për shtatzëninë e dytë dhe të arrish më e përgatitur.
Të jesh gati – Në këtë mënyrë, mund t’i vëresh menjëherë simptomat dhe t’i bllokoni me një terapi përpara se të nisin të ndikojnë negativisht në jetën tënde.
Si të ndihmosh një mikeshë apo një person të dashur – Personat me depresion mund të mos e njohin a të mos pranojë se janë të depresuara. Nëse dyshon se një mikeshë apo një i dashur po vuan nga depresioni, ose po zhvillon psikozë post-partum, ndihmoje t’i drejtohet menjëhershëm një mjeku.
Komplikimet – Nëse nuk trajtohet, depresioni post-partum mund të ndikojë negativisht në lidhjen nënë-fëmijë, duke shkaktuar probleme familjare.
Për nënat – Depresioni pas lindjes, nëse nuk trajtohet, mund të zgjasë me muaj apo edhe vite. Nënat mund të kenë vështirësi të mëdha në kujdesin ose lidhjen me fëmijën e tyre. Edhe nëse trajtohet, depresioni post-partum rrit rrezikun e një gruaje për episode të ardhshme të depresionit.
Për anëtarët e tjerë të familjes – Depresioni post-partum mund të ketë një efekt zinxhir, duke shkaktuar tendosje emocionale për të gjithë ata që janë afër të porsalindurit.
Për fëmijët – Fëmijët e nënave që nuk janë trajtuar për depresionin post-partum kanë më shumë gjasa të kenë probleme emocionale dhe të sjelljes, si përshembull vështirësi për të fjetur dhe për të ngrënë, ose zhvillim të vonuar të të folurit.
Parandalimi – Nëse ke histori depresioni, informo mjekun tuaj sapo të zbulosh se je shtatzënë ose je duke planifikuar një shtatzazni.
Gjatë shtatzënisë – Gjatë shtatzënisë, mjeku yt do të jetë në gjendje t’ju monitorojë nga afër për simptomat e depresionit.
Pas lindjes – Pas lindjes së fëmijës, mjeku mund t’ju rekomandojë një vizitë të hollësishme për të kontrolluar simptomat e depresionit. Në mënyrë që terapia efektive të mund të nisë në kohën e duhur.
Diagnostifikimi i depresionit post-partum – Mjeku do të jetë në gjendje të vlerësojë simptomat dhe historinë tënde mjekësore për të arritur në një diagnozë.
Të kesh depresion post-partum nuk të bën një nënë të keqe – Depresioni post-partum është krejt normal dhe nuk ka të bëjë fare me aftësinë tuaja për të qenë nënë. Mos harro se kërkimi i ndihmës nuk është aspak një shenjë dobësie.
Normalizimi i gjendjes – Të mund të flassh për depresionin pas lindjes çon në normalizimin e stigmës, pasi me kohë kupton më mirë se sëmundjet mendore materne janë të zakonshme dhe të menaxhueshme.
Burimi: (Healthline) (Self) (Cleveland Clinic)
Përgatiti gazetatjetër