GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo

By
Dardan MITROVICA
26/04/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Gabriel García Márquez, i vdekur më 17 prill 2014, nuk ka vdekur. Hera herës kthehem dhe e shoh, dinak, duke më parë, me ata sy të qeshur sipër mustaqeve të mëdha. Paksa si personazhet e tij, që shpërthejnë dhe fundosen, për t’u rishfaqur sërish; që jetojnë edhe pas vdekjes, duke përmbushur fatin e tyre si “të ardhme të kaluara”. Paksa si e shkruara e tij që vijon si një fluks, në të cilin hyhet, humbitet (mjaft të mendosh mbi gjenealogjinë e familjes Buendìa) pa dalë kurrë më.

García Márquez e mësoi artin e rrëfimit nga gjyshja, që fliste pa dallim me të gjallët dhe të vdekurit, që i dashuronte detajet deri sa humbiste nëpër gjarpërimet e tyre, që tregonte histori fantastike, magjike, absurde, duke infektuar kësisoj edhe nipin. I cili, në Njëqind vjet vetmi, i bën nderimet: Shkuam nga Mexico City në Acapulco me Opel-in tonë të vjetër, unë dhe Mercedes dhe dy fëmijët tanë, Rodrigo dhe Gonzalo. Dhe si një e goditur nga rrufeja, teksa po ngistja makinën, kuptova se si duhej ta tregoja historinë, madje, historitë që më ndiqnin prej të paktën dhjetë vjetësh… duhej t’i tregoja historitë ashtu siç i tregonte gjyshe Tranquilina.

Lindi kështu real maravilloso i Gabriel García Márquez, ajo aftësi për të bërë që të bashkëjetonin realiteti me fantazinë, por jo në mënyrën e realizmit magjik (i ndërmarrë nga disa piktura metafizike të fillimit të Nëntëqindës, të luante mbi tjetërsimin dhe dikotominë): për Gabo-n, realiteti dhe fantazia ishin entitete të konturuara, ashtu si jeta dhe vdekja, ashtu si Aracataca (ku lindi më 6 mars 1927) dhe Macondo (vend imagjinar, por jo për këtë i pabesueshëm, ku është ambientuar kryevepra e tij).

Macondo është një vend imagjinar, por njëkohësisht i paditshëm; në të vigjëlojnë rregullat preçize të realitetit. Pavarësisht se ka vendosur të ripërkufizojë hapësirën dhe kohën e tij, Macondo ja bashkangjit të vërtetën e tij asaj të pjesës tjetër të botës, aq sa duket më i vërtetë se gënjeshtrat epistemologjike të botës reale. Për këtë arsye Macondo është celebruar dhe dashur nga shumë fëmijë Gjashtëdhjetetetës, të goditur në zemër nga Njëqind vjet vetmi. Një roman aq i harlisur, liridashës, ekzotik, sa e transformoi vendin imagjinar në të cilin zhvillohet historia në një simbol dhe sinonim të jetës alternative, jo vetëm të mundshme, por reale.

Por, Gabo nuk ka qen autori i vetëm një libri, qoftë ky kryevepër. Edhe pse jeta e tij u transformua thellësisht nga suksesi (më 1967) i Njëqind vjet vetmi (të cilin e nxorri pasi pati botuar pesë libra të tjerë, fillimisht të injoruar dhe më pas të ringjallur si  me magji, por mbi të gjitha arriti pas 18 muajsh vështirësish dhe mundimesh, i ulur në tavolinë ditë pas dite, duke sakrifikuar Opelin e tij të vjetër dhe tharësen e flokëve të së shoqes Mercedes për të përfunduar sipërmarrjen), García Márquez diti të ndryshojë stilin e tij, duke fituar lexuesit e rinj dhe duke skalitur libra, titujt e të cilëve janë bërë slogane: Vjeshta e patriarkut, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, Dashuria në kohën e kolerës, Gjenerali në labirintin e tij. Shprehje që ndër vite të gjithë, të paktën një herë në jetë, i kemi patur në gojë, në kontekste përditshmërie apo të kulturuara, aluzive apo ironike.

Me forcën dhe sharmin e një imagjinate vazhdimisht të zhytur në realitet (nuk ka asnjë nga romanet e mia që të mos ketë bazë në reportazh, në realitet, do të thoshte ai) García Márquez na ka dhuruar legjenda, mite, histori që zakonisht shtjellohen ndën shekuj durimi dhe me ndihmën e shumë shkrimtarëve. I lindur në një vend të harruar dhe të mjeruar, Aracataca, në rajonin karaibik të Kolumbisë, është veshur famë ndërkombëtar-popullore. Presidentë, sipërmarrës, artistë, sportistë, madje edhe vetë Papa prisnin të kishin një takim me të, ta njihnin dhe ta dëgjonin. Është dashur dhe duartrokitur edhe nga ata që nuk ndanin pozicionet e tij politike: mik intim dhe i deklaruar i Fidel Kastros, simpatizant i regjimit të Chavez në Venezuelë, por edhe një kundërshtar i deklaruar i tregtarëve të drogës dhe të vdekjes së Kolumbisë së tij. I vlerësuar me Çmimin Nobel për Letërsinë më 1982, Gabo ka shpikur një stil, një mënyrë të mrekullueshme dhe tregimtare, jo aq i prirur për të ndjekur rrugët e të shkrit social dhe dokumentar (pavarësisht simpative të tij politike), i bindur nga ana tjetër se dhuna mund të mundet me utopi dhe me mit.

Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Zija ÇELA – Na u thaftë goja, kur …
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Telefonata e Ramës, si thirrja e një kapo bande
Next Article Nga Agim XHAFKA – ‘Edvin, paç shëndet se burg i gjatë të pret’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?