2-Alibia e një PD-jë të dobët
Një tjetër argument është ai i një PD-je të dobët, të pa organizuar dhe që humbi votues, gjë e cila prodhoi bymehjen elektorale të kundërshtarit.
Po, në pamje të parë, këto janë të vërteta, por e rëndësishme është të kuptohet se kryeministri nuk qe krejt i pagisht në krijimin e këtyre simptomave, madje u angazhua personlisht për inflamimin e tyre. Tashmë është fakt edhe sipas deklaratave të administratës së re amerikane, se shpallja Non Grata e Berishës ishte një akt i lobuar. Po ashtu edhe luftimi i saj me metoda alla McGonigal nuk përbën më dyshim.
Po të mos harojmë se këto goditje të sponsorizuara që vinin nga jashtë ndikuan edhe që sistemi i drejtësisë së re ta mbante pothuajse gjysmën e mandatit pa vulë, pa financa dhe të pa njohur ligjërisht PD, se lideri i saj u izolua për një vit pa mundur të ushtrojë aktivitetin e tij normal, kuptohet më lehtë se pse u tkur PD. Pasi ajo nuk po konkuronte me një parti rivale por me një shtet të tërë.
Pra dhe argumenti që PD qe e dobët nuk mund të shihet jashtë projektit për të shkallmuar një fushë loje të barabartë për të gjithë.