Dhjetë pika që vlejnë për të kuptuar një lake të pushtetit që shtiret si i pavarur
Tek mitingu i pasfitores në sheshin Skëndërbej Edi Rama lëshoi një urdhëresë, e cila, që prej asaj dite është shndërruar në refrenin e të gjitha studiove televizive; të asaj që përsërisin opozitarët fallco, që kanë gjetur një formë mbijetese në këtë regjim; të asaj që thonë gjoja të pavarurit, të cilëve u ka mbetur ende një lloj cipe; apo të idiotëve të dobishëm që përtojnë të vënë trurin në punë.
Në atë fjalim kryeministri tha se ky popull ka vendosur “të mos ndryshojë qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën” e këtij vendi. Që nga ky moment “zbërthimi” i kësaj direktive është shfaqur në publik në mënyra të ndryshme. Prandaj ndoshta i’a vlen ti reshtosh këto “argumente” për të dalluar ramistin e fshehur që qëndron pas tyre.
1-Alibia: “Nuk fitoi Rama, humbi Berisha”
Mbështetësit e idesë se patëm zgjedhje normale kapen si i mbyturi pas fijes së barit për të thënë se populli nuk zgjodhi Ramën, por dënoi Berishën. Ata e përmendim me pathos dhe qëmtojnë çdo argument për të vërtetuar këtë tezë. Por ata “harrojnë” se pas 12 vjetësh në pushtet dhe zbulimit të një gjysëm dyzine hajdutësh në qeveri, Rama mori më shumë vota se ndonjëherë në histori (plot 856 mijë) që si pati fituar as në 2009, as në 2013, as në 2017 as në 2021. Pra fitorja e Ramës nuk vjen vetëm si pasojë e shkalafitjes së opozitës, por edhe për faktin e thjeshtë se me metodat e tij, ai arriti numër rekord votash në favor të PS.