GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Shtëpia e Xhaferr Devës dhe zhurma e ‘cancel culture-it’ të zakonshëm majtist
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Shtëpia e Xhaferr Devës dhe zhurma e ‘cancel culture-it’ të zakonshëm majtist

By
Alfred LELA
08/02/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Lufta e Dytë Botërore duket sikur nuk ka mbaruar kurrë, dhe politika shqiptare vazhdon në inercinë e përballjes së partizanëve me nacionalistët (ballistë apo zogistë), ku futen ndonjëherë, si në një lojë, edhe italianët apo gjermanët.

Nacionalistët, ende sot e kësaj dite, shihen me përbuzje dhe skualifikohen, duke u etiketuar si kolaboracionistë. Kjo i kategorizon automatikisht në anën e së keqes. Fakti që këta kolaboracionistë dhe qeveria ku ata bënin pjesë, legalizuan shpëtimin e hebrejve që përndiqeshin në Ballkan e Europë, ose kalohet në heshtje, ose i mvishet trajtës amorfe “populli shqiptar”.

Në anën tjetër, nacionalistët konsiderohen vrikthi kolaboracionistë, pra bashkëpunëtorë të pushtuesit, ndërkohë që partizanët dhe pasardhësit e tyre, edhe pse bashkëpunuan me armiq edhe më klasikë të shqiptarit, si jugosllavi dhe rusi, por edhe më gjatë se flirtet jetëshkurtra të nacionalistëve me antarët e Boshtit, mburren si çlirimtarë. Në një aritmetikë të viktimave të kolaboracionizmit dhe komunizmit, të dytët kryesojnë.

Në fund, kolaboracionistët i përshkruan më së miri një paradoks ekselent: bashkëpunimi me fashizimin dhe në të njëjtën kohë shpëtimi i të përndjekurve të tyre, hebrejve. Nuk e di se si do rrinte ky paradoks në Murin e të Drejtëve në Izrael.

Ky shtjellim, paksa i gjatë, për të thënë se kolaboracionistët gjykohen nga partizanët, edhe kur ata as janë duke vrarë dhe as duke shpëtuar kënd. Kjo ndodhi këto ditë me Xhaferr Devën, një ish-ministër të Shqipërisë (ku futej edhe Kosova) në qeverinë pro-gjermane të L2B. Më saktë me kujtimin apo fantazmën e tij, një ndërtesë dikur shtëpia e Devës në Mitrovicë.

Hajrulla Ceku, ministri i Kulturës në Kosovë ka botuar një foto të shkrepur para shtëpisë së Devës, bashkë me lajmërimin se ngrehina do të restaurohet në kuadër të një projekti të huaj. Pas luftës, shtëpia në fjalë ka shërbyer si institucion i shtetit laik (dhe komunist) të Kosovës. Funksion që, me sa duket, do ta kryejë sërish pas restaurimit, zgjedhur për arsye të vlerave arkitektonike të shtëpisë, ndërtuar nga austriakët. Mund ta shohësh me sy të lirë, edhe pas shumë vitesh braktisje, ajo ndërtesë e ruan fizionominë e një ngrehine autoritare.

Në Kosovë ka patur reagime mospajtuese pas nismës së qeverisë, dhe nuk ka munguar në kor as ambasadori gjerman në Prishtinë. I cili ka folur për ‘zbardhje të historisë’, shtrembërim të së vërtetës apo krimeve të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Të gjitha në parim janë koncepte dhe qëndrime të drejta. Duke huqur, siç do thonin kosovarët, pikën kryesore: që shtëpia ka qenë e Xhaferr Devës, por rikonstruksioni nuk po bëhet për kujtimin e tij, por për arkitekturën austriake dhe për një ndërtesë që do të jetë në përdorim nga shteti i Kosovës. Por, edhe në qoftë e kundërta, pra nëse shtëpia do të të ketë një pllakë ku shënohet se dikur aty banonte Xhaferr Deva, ish-ministër në kohën e nazistëve, cili do të ishte problemi? Nuk e di në Kosovë, por a nuk kemi në Shqipëri dhjetra monumentalizime të diktaturës, që nga vila e Enver Hoxhës, Shtëpia me Gjethe, bunkerët në qendër e periferi, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse përjetojnë dhe përjetësojnë një regjim i cili pati, si kolaboracionet ashtu edhe krimet e tij.

Kuptohet, cancel culture, kultura e anullimit, është shpikje dhe aksion perpetual i së majtës, por është pikërisht një sjellje që ka pas një revansh të së djathtës në botë, që nga Amerika e deri në Hungari. Mu nën hundën e këtij zhvillimi bëhet vazhdimisht pyetja: çfarë e rizgjoi këtë të djathtë? Pikërisht ky lloj agresioni i së majtës, i cili kërkon të anullojë gjithçka në histori, në atë që ajo e quan, nëpërmjet një prej teoricenëve të saj, Eric Hobsbaum, ‘shpikja e traditës’.

Në këtë teprim, me sa duket, bie edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, i cili merr një shtampë të de-nazifikimit dhe anti-semtitizmit dhe e hedh në arenën e çoroditjes publike duke mos e njohur dhe as respektuar kontekstin.

Ka kaq shumë vullnet për ta parë historinë e Shqipërisë si një vepër të Partisë Komuniste, dhe çdo gjë para dhe pas kësaj shihet si blasfemi. Është pjesë e një cancel culture të neveritshëm, të cilin nuk e bën më të mirë as pjesëmarrja e ndonjë ambasadori të huaj./Politico

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Enver Bytyçi – Lulzim Basha ose kopja e keqe e mashtruesit Erion Veliaj!
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Mizoritë serbe në Kosovë nuk kanë fund, as emër!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?