GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kleptomania, ndonjëhere vjedhja është një sëmundje e vërtetë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Psikologji

Kleptomania, ndonjëhere vjedhja është një sëmundje e vërtetë

By
GazetaTjeter
11/07/2020
8 Min Read
Share
SHARE

Kleptomani nuk vjedh për profesion dhe as nga nevoja: ai vjedh sepse truri i tij e shtyn për të dashur gjithçka dhe menjëherë. Sipas psikologëve, ky është një çrregullim i shkaktuar nga një mosfunksionim i korteksit prefrontal. Për fat të mirë, është i kurueshëm me psikoterapi

Të vjedhësh i nxitur nga një impuls i pakontrollueshëm, pa paramendim dhe pa qenë hajdut: kjo është kleptomania dhe konsiston në nevojën patologjike për të përlarë nga raftet e dyqaneve objekte që shpesh nuk u shërbejnë as atyre që i posedojnë, ose vlera e të cilave nuk justifikon vjedhjen.

Termi Kleptomanie është një kompleks që rrjedh nga fjla greke kleptes hajdut dhe -manie, -mani. Midis shkollave të ndryshme të mendimit ekziston një tendencë e fortë për të treguar kleptomaninë si një sëmundje obsesive-kompulsive, shpjegojnë psikologët, të paktën në rastet e rënda kur përfaqëson një patologji. Kur ndodh rastësisht, problemi mund të jetë për shkak të mosfunksionimit të korteksit prefronal, pjesës së përparme të lobit frontal të trurit që kontrollon impulset tona dhe rregullon sjelljen tonë.

Normalisht kur na tërheq një objekt që është në shitje, dëshira për ta pasur, pasohet nga një analizë racionale (mbi dobinë e objektit, koston, etj.), në të cilën ndërhyn lëvorja. Tek kleptomanët, në të kundërt, dëshirën për ta pasur atë objekt menjëherë e ndjek aksioni për posedimit të tij, sikur mekanizmi i racionalitetit kemi që të gjithë dhe që është pjesë e inteligjencës emocionale të jetë i frenuar. Problemi ka afinitet me çrregullimet emocionale të adoleshentëve dhe personave në fazë zhvillimi, që duan gjithçka dhe menjëherë: me pak fjalë, një gjë e caktuar shihet dhe merret menjëherë.

Akti i vjedhjes

Kleptomani që hyn në një supermarket nuk e planifikon vjedhjen.

Mendimi i përvetësimit të një objekti të feks në prani të një momenti emocional, siç është një përfshirje e fortë në mjedis, që lidhur me stimuj të cilët mund të shkojnë nga një grumbullim i madh njerëzish tek një lloj muzike e caktuar.

Kjo ul mekanizmat e mbrojtjes natyrore të lidhura me korteksin, e cila bën që subjekti të humbasë vetfrenimin dhe të shndërrojë menjëherë në akt atë që ai mendon, pa pasur më asnjë filtër midis mendimit dhe veprimit. Në këndvështrimin patologjik, ky është rasti më tipik. Sidoqoftë, kleptomania është një çrregullim ciklik, që shfaq edhe momente pendese dhe e cila është shumë e lidhur me mjedisin dhe stimujt mjedisorë.

Në momentet e aktivizimit emocional, subjekti bëhet më i dobët dhe i kontrollon më pak stimujt. Shpesh objekti që vidhet përbën një kuptim simbolik. Tendencialisht ka lidhje me një eksperiencë të caktuar. Për shembull, shishja e një pije të caktuar mund të shkrepë padashje kujtimin e kohërave të shkollës; apo, kutia e mishit të konservuar mund ta rikthejë subjektin në periudhën e shërbimit ushtarak. Ndonjëherë kleptomani as nuk i mban sendet që vjedh. Mund t’i hedhë, t’i jepni dikujt tjetër ose t’i kthejë sërisht ato fshehurazi.

Rikthehet te mekanizmi adoleshencial: e njëjta gjë ndodh në adoleshencën kur dëshiron diçka ose dikë aq shumë, dhe në momentin kur e fiton, gjëja e humbet vlerën, shpjegon psikologjia. E ka theksuar prej kohësh filozofi gjerman Arthur Schopenhauer (1788-1860): pasi fitohet, një gjë e dëshiruar fort, e humbet kuptimin e saj. Adoleshenti dhe kleptomania veprojnë ndryshe, por sipas të njëjtit mekanizëm: i pari e vë atë në veprim nga afeksionu, i dyti sepse riaktivizohet brenda tij nga patologjia.

Kleptomaniac është plotësisht i vetëdijshëm për atë që po bën.

Ai është i aftë të kuptojë, por jo të kontrollojë impulset e tij, sikur në të të zerohet mekanizmi mbrojtës i përbërë nga korteksi frontal, i cili na bën të mos bëjmë çdo gjë që mendojmë ose dëshirojmë.

Shkaqe të thella

Në rastet më të rënda, kleptomania mund të jetë e lidhur me shkaqe më të thella. Zakonisht kemi të bëjmë me një ndjenjë zemërimi, e cila është gjendja shpirtërore që e shtyn të bëjë gjëra që në rrethana të tjera as do t’i mendonte. Zemërimi është emocioni themelor që shkakton këtë lloj sjellje, e cila çon në një lloj agresioni. Kjo e fundit mund të konsistojë në aktin e vjedhjes, të transgredimit apo të vënies në punë të një mekanizmi ndëshkues simbolik drejt diçkaje ose dikujt. Në këtë këndvështrim, kleptomani mund të krahasohet me një person që ndizet papritmas kundër dikujt tjetër.

Në bazë të sjelljes së tij ka pra një emocion, një zemërim për të mos pranuar, sikur personi të mos pranonte diçka që duhet të pësojë në jetën e tij (një pushim nga puna, një divorc, një gabim të bërë ndaj tij, etj.) dhe të vendos të protestojë në këtë mënyrë. Kemi të bëjmë me një çrregullim neurotik të lidhur me personalitetin, një lloj shfrimi emocional që ndodh kur përjetohen faza jetësore shumë të forta. Një person normal, edhe pse i zemëruar, ka fuqinë të aktivizojë mekanizmat e korteksit prefrontal dhe ia arrin në këtë mënyrë të shfryjë zemërimin në mënyra të tjera, për shembull duke bërë sport; në rastin e kleptomanit, shfryrja e zemërimit drejtohet kah vjedhur, në supermarket apo kudo që do të ndodhet subjekti.

Në fund, edhe pas vjedhjes, personi është plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur, pikërisht ashtu si ndodh kur ne bëjmë fjalë ose zemërohemi me dikë: subjekti e di se çfarë po bën, shfryn tensionin e tij të fortë emocional dhe më pas, kur është vetëm , e kupton se ka gabuar. Në atë pikë, ai i menaxhon pasojat në mënyrën që preferon: duke kërkuar falje ose duke bërë sikur s’ka ndodhur asgjë. Në të njejtën mënyrë, kleptomani vendos se çfarë do të bëjë me gjënë e vjedhur.

Si të rregullohet

Trajtimi psikoterapeutik mund të zhvillohet në dy drejtime: Ekzistojnë terapi të bazuara tek problemi dhe terapi të bazuara në zgjidhje. Të parat shkojnë në kërkim të shkakut thelbësor të çrregullimit (për shembull, një zemërim jo i menaxhuar mirë), të dytat synojnë të rrisin vetëdijen për subjektin nën stres. Duhet specifikuar, në fakt, se funksionimi keq i korteksit parafrontal nuk është strukturor, por është pasojë e ankthit dhe dimensionit emocional që personi nuk mund ta kontrollojë si duhet.

Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për një mekanizëm jofunksional në këndvështrimin e mënyrës së sjelljes, që nuk lejon menaxhimin në mënyrën e duhur të zemërimit.

“Si një sëmundje obsesive-kompulsive, kleptomania mund të ketë pjesërisht një dimension organik, të lidhur, përveç mekanizmave frenues, me mangësi të neurotransmetuesve klasikë (adrenalinë, dopaminë, serotonin, etj).

Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
E vërteta e jetës pas vdekjes
Çlirim KOKONOZI – Jashtëtokësorët dhe pavetëdija
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Louis dhe Aila, dy fajkonjtë peshkatarë që po çmendin webin
Next Article George Clooney: “Racizmi është pandemia jonë”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?